play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

ShSKUK: Shërbimet shëndetësore në spitalin e ri të Pediatrisë kanë filluar para tri ditësh

today31/03/2022

Background
share close

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ofrimi i shërbimeve shëndetësore të integruara dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët në objektin e ri të Spitalit Kirurgjik Pediatrik “Sheikha Fatima” në QKUK ka filluar para tri ditësh.

 

Në njoftim thuhet se deri tani janë funksionalizuar këto shërbime: ambulancat specialistike kirurgjike, ambulancat emergjente kirurgjike, sallat operative, ambulancat e observimit dhe qëndrimit ditor, ambulancat specialistike pediatrike, emergjenca pediatrike, shërbimi i sterilizimit, Reparti Kirurgjik Pediatrik, Reparti i Hemato-Onkologjisë Pediatrike, Reparti i Mjekimit Intensiv Pediatrik, Kujdesi Intensiv i Klinikës së Neonatologjisë – është transferuar një ditë më pas.

 

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, brenda tri ditëve të para të funksionimit janë ofruar këto shërbime:

 

Janë realizuar 11 operacione

 

Në ambulancat specialistike dhe emergjente kirurgjike janë realizuar 105 vizita mjekësore

 

Në ambulancat e Emergjencës Pediatrike – 270 vizita mjekësore

 

Në ambulancat specialistike pediatrike – 216 vizita mjekësore

 

Aktualisht janë të spitalizuar gjithsej 42 fëmijë në repartet përkatëse:

 

Hemato-Onkologji Pediatrike – 9 fëmijë

 

Mjekimi Intensiv Pediatrik – 7 fëmijë

 

Reparti Kirurgjik Pediatrik, – 8 fëmijë

 

Kujdesi Intensiv i Klinikës së Neonatologjisë –  18 foshnje

 

SHSKUK njofton se funksionalizimi i shërbimit të radiologjisë është në proces, ndërsa shërbimi i traumës dhe ortopedisë pediatrike do të funksionalizohet ndërkohë.

 

“ShSKUK shfrytëzon rastin të shprehë falënderimet më të thella për donatorin – Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e këtij spitali modern me kushte dhe pajisje mjekësore e teknologjike më të avancuara”, thuhet në njoftim.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%