play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Month: July 2023

316 Results / Page 1 of 36

Background

Show Biz

Albumi i Rita Orës shënon sukses të madh në Mbretërinë e Bashkuar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e ka lansuar albumin e saj të ri të titulluar “You&I”. Ajo me këtë album po korr sukses qysh në javët e para të publikimit. Albumi po renditet suksesshëm lart në toplistat botërore, e në veçanti në atë të Britanisë së Madhe. Ora përmes një Instastory ka treguar se “You&I” është në vendin e gjashtë atje. 32-vjeçarja tregoi se po e shijon suksesin. […]

today31/07/2023

Aktualitet

Me urdhër të Speciales, arrestohet në Tiranë ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj

Me urdhër të Gjykatës Speciale, është arrestuar ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj. Goxhaj është arrestuar në Tiranë dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë së policisë. Specialja ka thënë se arrestimi ka ndodhur në lidhje me veprat kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. “Më 31 korrik 2023, autoritetet shqiptare arrestuan Dritan Goxhaj në Tiranë. DhSK kërkoi bashkëpunimin […]

today31/07/2023

Kuriozitete

Makina kthehet në furrë nga temperaturat e larta, rojet pjekin biskota në natyrë

Stafi i Parkut Kombëtar të Zionit në pjesën jugore të shtetit të Utah në SHBA vendosën të tregonin se sa nxehtë është në zonën ku ata punojnë. Ata zgjodhën një mënyrë unike praktike, duke pjekur biskota në një makinë të parkuar. “Makina juaj mund të jetë një furrë, fjalë për fjalë. Kështu që vendosëm të gatuajmë biskota!”, shkruan shërbimi i parkut në një postim në Instagram. U deshën rreth tri […]

today31/07/2023

Shëndetsi

Ndalohet përdorimi i tre antibiotikëve në disa raste të veçanta

Oda e Farmacistëve të Kosovës, ka njoftuar se është ndaluar përdorimi i antibiotikëve Ciprofloxacin, Levofloxacin, Norofloxacin. Ky vendim është marrë nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, pas kërkesës nga kompania farmaceutike Alkaloid dhe KRKA. “Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale aprovon kërkesën e kompanisë farmaceutike Alkaloid dhe KRKA, për ndalimin e përdorimit të antibiotikëve Ciprofloxacin, Levofloxacin, Norofloxacin, në disa raste të veçanta si dhe përdorimin […]

today31/07/2023

Show Biz

“Barbie” kryeson listën e fitimeve të fundjavës me 84 milionë euro

Shtatë ditë pasi filmi “Barbie” i regjisores Greta Gerwig dhe “Oppenheimer” i Christopher Nolan thyen rekorde me fitimet nga debutimi, të dy po vazhdojnë të jenë të shumë kërkuar në kinema. “Barbie” fitoi 93 milionë dollarë (84.3 milionë euro) në fundjavën e dytë, sipas vlerësimeve të studios të dielën. “Oppenheimer” qëndroi në vendin e dytë me 46.2 milionë dollarë (41.8 milionë euro) fitime. Shitjet për të dy filmat ranë me […]

today31/07/2023

Aktualitet

“The Washington Post” raporton për protestën e gazetarëve në Prishtinë

“Gazetarët e Kosovës protestuan të hënën kundër vendimit të Qeverisë për të pezulluar funksionimin e një televizioni privat”, kështu e nis artikullin gazeta prestigjioze “The Washington Post” lidhur me protestën e mbajtur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë Media amerikane shkruan se një numër i madh gazetarësh dhe anëtarësh të organizatave të shoqërisë civile u mblodhën në qendër të Prishtinës para ndërtesës kryesore të Qeverisë për të protestuar kundër […]

today31/07/2023

Ekonomi

Lajm i mirë për qytetarët, nga 1 gushti hyn në fuqi rregullorja e re për banka

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se nga data 1 gusht do të hyjë në fuqi rregullorja e re për banka, ku shërbimet bazike do të ofrohen pa pagesë. Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës më 20 dhjetor 2022 ka miratuar Rregulloren për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike e cila hyn në fuqi më 1 gusht 2023, me […]

today31/07/2023

Uncategorized

Biden shkon me pushime, presidenti i SHBA-së në plazh me çadër dhe karrige me vete

Presidenti amerikan Joe Biden dhe zonja e parë Jill kanë lënë Shtëpinë e Bardhë për të shkuar me pushime. Çifti presidencial është parë të kalojë një pasdite në breg të plazhit Rehebut, një destinacion mjaft i preferuar në Delauer, ku ata zotërojnë një shtëpi pushimi. Joe dhe Jill Biden shihen teksa lexojnë, ndërsa kanë veshje të rehatshme për plazh. Ata kishin marrë me vete çadrën, karriget dhe peshqirët. Sipas raportimeve, […]

today31/07/2023

Politikë

Abdixhiku: Pushteti po na ndanë e rizgjimi kombëtar është domosdoshmëri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për “rrugën e re”, për të cilën thotë se është “si rizgjim kombëtar është domosdoshmëri”. “Polarizimi i shoqërisë sonë nuk ka të ndalur. Pushteti po na ndanë, po na përçanë, po na lë në të njëjtin vend. Përplasjet na vijnë çdo ditë, krizat po aq shpesh, e ne jemi shndërruar spektatorë të fatit tonë teksa njerëz me plot urrejtje a […]

today31/07/2023

0%