play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Kape radion

Radio Kombëtare Club FM ka filluar transmetimet në shkurt të vitit 1998
duke qënë një nga radiot e para private në Shqipëri.
Që në fillim krijoji një ndjekje besnike nga audienca që kërkonte një përzgjdhje më të mirë të hiteve muzikore.
Me qendër në Tiranë, si fillim në Rogner Hotel Tirana dhe tani me Vilen e saje, Radio Club FM u bë në vite shtëpia radiofonike e shumë prej zërave më të shquar të radios shqiptare.
Nga Shkurti i vitit 2018, Club FM fitoi garën për të qënë RADIO KOMBETARE.
Me frekuenca në të gjithëShqipërinë Club FM vijon edhe sot traditën.
Marrëdhënia jonë me publikun ndërtohet mbi pasionin për t’i ofruar dëgjuesit muzikën më të mirë
dhe programacionin më argëtues.
Ne ndërtojmë sot programe gjithmonë e më ndërvepruese me publikun, dhe marrim qindra mesazhe çdo ditë nga dëgjuesit tanë besnikë. www.clubfmkosova.al ofron lajme, shumë kanale muzikore dixhitale, podcast…etj.
Të rejat më të fundit nga vendi, bota, muzika dhe kinemaja
i gjeni gjithmonë edhe në faqet tona në median sociale

Rreth nesh

Historia e Radio Club Fm ka nisur në vitin 1998 në Shiqpëri. Ndërsa në vitin 2022 familjes së Radios Kombëtare Club Fm, ndër radiove më të sukseshme shqiptare, iu shtua edhe Radio Club Fm Kosovë, për të nisur kështu një rrjet të Radiove Club FM.Radio Club Fm Kosovë në territorin e Kosovës, dëgjohet në frekuencën 101.7 Fm ndërsa në gjithë botën dëgjohet në webfaqen clubfmkosova.al dhe përmes aplikacionit Radio Club Fm i cili mund të shkarkohet falas në të gjithë telefonat Android dhe iPhone.

Fokusi kryesor i Radio Club Fm janë programet cilësore, argëtuese dhe satirike. Emisionet më të dëgjuara në Radio Club Fm Kosovë janë:
“Klubi i Mëngjesit”, “Makinë me dy Timonë” dhe “Music Box”.
Muzika që transmetohet në Radio Club Fm Kosovë përfshinë këngët më të dëgjuara të të gjitha kohrave deri tek trendet e fundit.