Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur konkurs për ndarjen e Çmimeve Vjetore të Artit dhe Kulturës për vitin 2026, me qëllim vlerësimin dhe promovimin e krijuesve dhe performuesve që kanë dhënë kontribut në zhvillimin e artit dhe kulturës në vend.
Sipas njoftimit, institucionet, organizatat, asociacionet profesionale dhe individët ftohen të propozojnë kandidatët për kategoritë e ndryshme të çmimeve. Propozimet mund të bëhen në fushat e letërsisë, arteve skenike, kinematografisë, muzikës, artit pamor, vallëzimit dhe arkitekturës.
Po ashtu, do të ndahen çmime edhe për përfaqësim ndërkombëtar dhe për krijuesit e rinj.
Afati për dorëzimin e nominimeve është 30 ditë nga dita e publikimit të konkursit, ndërsa detajet mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit janë publikuar në njoftimin zyrtar të ministrisë./KultPlus.com
Post comments (0)