play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Publikohet videoklipi i “Nan”, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

today12/03/2026

Background
share close

Është publikuar videoklipi zyrtar i këngës “Nan”, me të cilën këngëtari shqiptar Alis do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 70-të të Eurovision Song Contest.

Videoklipi është publikuar në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube dhe shoqërohet me titra në gjuhën angleze, me qëllim që mesazhi i këngës të kuptohet më lehtë nga publiku ndërkombëtar.

Kënga “Nan” interpretohet në gjuhën shqipe dhe vjen si një kombinim i fuqisë vokale me emocionin artistik të Alis. Artisti shqiptar pritet ta performojë këtë këngë në natën e dytë gjysmëfinale të festivalit, më 14 maj 2026, në Vjenë të Austrisë.

Ky projekt muzikor u shpall fitues i Festivalit të Këngës në RTSH, në edicionin e tij të 64-të, në vitin 2025, duke u veçuar për interpretimin dhe mesazhin që përcjell.

Publikimi i videoklipit synon të prezantojë Shqipërinë me një performancë emocionale në skenën e Eurovisionit, ndërsa fansat e festivalit tashmë kanë mundësinë të njihen më nga afër me këngën që do të përfaqësojë vendin në këtë kompeticion ndërkombëtar./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *