play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Kur guri “shpërbëhet” në piksel, universi artistik i Laureta Hajrullahut në GKK

today13/03/2026

Background
share close

Në ambientet e Galerisë Kombëtare të Kosovës është hapur të mërkurën ekspozita personale e artistes Laureta Hajrullahu, e titulluar “Të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh”, një projekt artistik që fton publikun të reflektojë mbi mënyrën se si realiteti fizik dhe ai digjital ndërthuren në përvojën bashkëkohore, shkruan KultPlus.

Në qendër të ekspozitës qëndrojnë dy objekte monumentale që ngjasojnë me gurë të pikseluar, të cilët shndërrohen në sipërfaqe për projeksione holografike. Përmes këtij instalacioni, artistja ndërton një hapësirë ku materiali i prekshëm dhe imazhi virtual ndërthuren, duke krijuar një përvojë që sfidon mënyrën tradicionale të perceptimit të objekteve dhe të peizazhit.

Guri, i përdorur si element qendror në këtë instalacion, shfaqet si simbol i kufirit, qëndrueshmërisë dhe historisë. Megjithatë, në trajtimin artistik të Hajrullahut, ky simbol i qëndrueshmërisë shndërrohet në një formë të fragmentuar, të “pikseluar”, duke vënë në dyshim ata “kufijtë e qëndrueshëm” dhe mënyrën se si realiteti transformohet në epokën digjitale, realitet dytësor në një lloj forme.

Që në titull, ekspozita sugjeron se brenda saj ka një proces transformimi. “Të zhbësh”, “të shpërbëhesh” dhe “të zhdukesh” nuk paraqiten vetëm si veprime, por si gjendje që reflektojnë tensionin mes stabilitetit dhe shpërbërjes, mes materialitetit dhe virtualitetit. Në këtë kontekst, instalacioni shërben si një ftesë për publikun që të rimendojë raportin e tij me hapësirën digjitale dhe mënyrën se si ajo formëson përditshmërinë tonë.

Ekspozita shënon një nga projektet e para të programit artistik të Galerisë Kombëtare të Kosovës për vitin e ri, një program që synon të trajtojë çështje bashkëkohore përmes praktikave të ndryshme artistike dhe perspektivave të reja krijuese.

Përmes instalacioneve që ndërthurin skulpturën, projeksionin dhe elemente të realitetit digjital, Laureta Hajrullahu ka krijuar një hapësirë reflektimi ku publiku përballet me pyetje mbi identitetin, kufijtë dhe transformimin e realitetit në epokën e teknologjisë.

KultPlus do të sjellë gjithashtu edhe një intervistë me artisten Laureta Hajrullahu, për të zbuluar më shumë rreth konceptit të ekspozitës, procesit krijues dhe ideve që qëndrojnë pas këtij projekti artistik.

Ekspozita është hapur më 11 mars në hapësirën e Galerisë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 14 maj./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *