Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë, Alton Buland, në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, për thellim të bashkëpunimit, transmeton Telegrafi.
“Me Buland diskutuam veçanërisht për objektivat e arritura në kuadrin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, për rrugën që na pret përpara gjatë fazës së tretë dhe finale të këtij plani dhe për realizimin e marrëveshjes kornizë ndërmjet vendeve tona në fushën e mbrojtjes”, ka njoftuar ministri.
Poa shtu, Maqedonci thotë se bashkë me komandant Jasharin diskutuan me Buland planet e ardhshme për bashkëzbarkime të FSK-së me trupat amerikane në misionet ndërkombëtare që do të realizohen këtë vit si dhe plane e ide të tjera.
“Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën”, shtoi tutje ai./Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)