Studim: Agjërimi mund t’ju mbrojë nga Alzheimeri
Agjërimi potencialisht mund të shmangë Alzheimerin, sugjerojnë studiuesit. Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit pranuan se ishte ende ‘shumë herët’ për të provuar teorinë e tyre. Por ata e quajtën atë një ‘ide tërheqëse’, bazuar në prova të reja që tregojnë se agjërimi mund të frenojë inflamacionin brenda trupit. Inflamacioni është përgjigja natyrale e trupit ndaj infeksionit ose lëndimit. Megjithatë, inflamacioni kronik, kur trupi shkarkon qelizat inflamatore pa ndonjë arsye të […]