play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art dhe Kulturë

1108 Results / Page 2 of 124

Background

Art & Kulturë

“Nga Loja në Galeri”, punëtoria dyditore me Petrit Hoxhën

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, të enjten ka nisur punëtoria dy-ditore “Nga Loja në Galeri”, e cila i dedikohet pjesëmarrësve mbi 16 vjeç dhe udhëhiqet nga Petrit Hoxha. Aktiviteti synon të trajtojë video-lojërat si formë arti, duke kombinuar diskutimin teorik me atë praktik. Petrit Hoxha është zhvillues dhe dizajner i lojërave, puna e të cilit eksploron përvoja virtuale eksperimentale. Ky aktivitet mbahet nga ora 18:00 deri në 20:00.

today17/04/2026

Art & Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës me “Carmina Burana” në Kolumbi

Baleti Kombëtar i Kosovës do ta ketë një tur të prezantimeve në Amerikën Latine, e që në kuadër të këtij turi do të prezantohet edhe në Cali të Kolumbisë, shkruan KultPlus. Me “Carmina Burana”, Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantohet më 19 maj të këtij viti e që shhaqjen do ta prezantojë në ora 19:00 në Arena Carlos Andrés Pérez Galindo (USC). “Carmina Burana” është punuar me koreografi të […]

today16/04/2026

Art & Kulturë

Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj sjell “Pa të nesërme”, shfaqje që trazon botën e të rinjve

Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup, sjell për publikun shfaqjen “Pa të nesërme”, një vepër për të rinj me regji të Shenaj Mandak, e cila do të prezantohet më 16 dhe 20 prill, duke filluar nga ora 20:00. Kjo shfaqje vjen si një rrëfim i fuqishëm skenik që prek nga afër realitetin emocional, shoqëror dhe psikologjik të brezit të ri, duke e kthyer skenën në një pasqyrë […]

today15/04/2026

Art & Kulturë

Baritoni Gëzim Myshketa me koncert në Parlamentin Evropian në Bruksel

Fondacioni Arena Di Verona do të organizojë një koncert të jashtëzakonshëm në Parlamentin Evropian në Bruksel, e ku do të prezantohet edhe baritoni shqiptar Gëzim Myshketa, shkruan KultPlus. Ky koncert është paralajmëruar për datën 5 maj, dhe sipas njoftimit, koncerti do të ketë paraqite të operës italiane. “Është një nder i madh të jem ndër artistët që, nën drejtimin e Sovrintendetes së Fondazione Arena di Verona, zonja Cecilia Gasida, do […]

today13/04/2026

Art & Kulturë

Përfshirja e Lahutës në UNESCO ndikon në rritjen e interesimit për blerejn e këtij instrumenti

Shqipëria shënoi në vitin 2025 një arritje të rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore, pasi lahuta u përfshi në listat e UNESCO-s si pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Nevojë për Mbrojtje Urgjente. Vendimi i marrë e njeh “Artin e të luajturit, të kënduarit dhe të punimit të lahutës” si një pasuri të veçantë të kulturës shqiptare, të trashëguar ndër breza. Megjithatë, përtej këtij vlerësimi ndërkombëtar, sfidë mbetet ruajtja dhe […]

today13/04/2026

Art & Kulturë

Promovohet në Lubljanë libri “Një fije shprese, një fije shkrepëse” i Ag Apollonit i përkthyer në sllovenisht

Më 16 prill, në Ljubljanë do të mbahet promovimi i librit “Një fije shprese, një fije shkrepëse” i autorit Ag Apolloni, i cili është përkthyer në gjuhën sllovene nga Nikollë Berishaj. Ngjarja do të zhvillohet në ambientet e “Vodnikova Domačija” dhe pritet të mbledhë dashamirës të letërsisë, përfaqësues të institucioneve kulturore dhe publik të gjerë. Në kuadër të promovimit do të zhvillohet edhe një bisedë letrare rreth veprës dhe krijimtarisë […]

today10/04/2026

Art & Kulturë

“Opera pushton verën”- Rame Lahaj International Opera Festival vjen me edicionin e 6-të

Edicioni i gjashtë i Rame Lahaj International Opera Festival vjen këtë vit si një udhëtim artistik që përshkon gjithë muajin korrik, duke e kthyer Prishtinën dhe Kosovën në një hapësirë takimi mes zërave, kujtesës, emocioneve dhe bukurisë së artit. Me një program të pasur artistik, festivali shtrihet nga arti pamor te muzika urbane, nga nostalgjia e grupeve legjendare te forca e artit lirik, për t’u bashkuar në një rrëfim të […]

today09/04/2026

Art & Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “TERMIN@L” do të prezantohet në Çeki

Baleti Kombëtar i Kosovës vazhdon prezantimin dinjitoz të artit tonë në skenat ndërkombëtare. 🇽🇰🩰 Më 8 prill, në Çeki, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë premierën e shfaqjes “TERMIN@L”, një vepër bashkëkohore që sjell në skenë fuqinë krijuese dhe nivelin artistik të baletit kosovar. Kjo paraqitje është dëshmi e rrugëtimit të suksesshëm të institucioneve tona kulturore, që përmes artit po e prezantojnë Kosovën në botë, duke ndërtuar ura bashkëpunimi […]

today08/04/2026

Art & Kulturë

Edicioni i 17-të i Sanremo Junior, 12-vjeçarja Ambra Marku do të përfaqësojë Shqipërinë

Pas suksesit të arritur në vitin 2024 nga Kjara Ibraj, një tjetër lezhjane do të përfaqësojë Shqipërinë në Sanremo Junior, që do të zhvillohet në mesin e muajit prill në Itali. Ajo është 12-vjeçarja Ambra Marku, nxënëse e shkollës “Besëlidhja”, e cila do të konkurrojë me këngën “Valsi i Dashurisë” të ikonës shqiptare Vaçe Zela. Për Markun, pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar ka qenë një ëndërr e saj, të cilën […]

today07/04/2026