play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Edicioni i 17-të i Sanremo Junior, 12-vjeçarja Ambra Marku do të përfaqësojë Shqipërinë

today07/04/2026

Background
share close

Pas suksesit të arritur në vitin 2024 nga Kjara Ibraj, një tjetër lezhjane do të përfaqësojë Shqipërinë në Sanremo Junior, që do të zhvillohet në mesin e muajit prill në Itali.

Ajo është 12-vjeçarja Ambra Marku, nxënëse e shkollës “Besëlidhja”, e cila do të konkurrojë me këngën “Valsi i Dashurisë” të ikonës shqiptare Vaçe Zela.

Për Markun, pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar ka qenë një ëndërr e saj, të cilën nuk e kishte menduar se do ta arrinte.

“Në Sanremo Junior ishte një ëndërr që u bë realitet. Nuk e prisja fare që të kaloja tek ky konkurs. Më erdhi si surprizë, por kur e mora vesh, u emocionova shumë.”

Përfaqësimi i Shqipërisë përmes këngëtareve nga Lezha për të dytën herë në këtë konkurs tregon se ky qytet ka talente në fushën e muzikës, thotë mësuesja Albana Përvathi.

“Në fakt është fat i madh për qytetin tonë, por edhe për Shqipërinë, që edhe këtë vit ne përfaqësohemi si qytet, si Lezhë, por edhe si vend, me emrin Ambra Marku. Specifika e këtij viti është që Ambra shkon me një këngë shqiptare, shkon me ‘Valsi i Dashurisë’, këngë e të madhes Vaçe Zela.”

Ambra Marku e ka nisur rrugëtimin muzikor që në moshën 6-vjeçare dhe që prej asaj kohe ka marrë mbi 40 çmime të ndryshme në aktivitetet e organizuara brenda vendit. Ajo synon të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë edhe në Sanremo Junior, i cili këtë vit shënon 17-vjetorin e tij dhe do të mbahet më 14 prill në Ariston Theatre. /rtsh.al/ KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *