play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Përfshirja e Lahutës në UNESCO ndikon në rritjen e interesimit për blerejn e këtij instrumenti

today13/04/2026

Background
share close

Shqipëria shënoi në vitin 2025 një arritje të rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore, pasi lahuta u përfshi në listat e UNESCO-s si pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Nevojë për Mbrojtje Urgjente.

Vendimi i marrë e njeh “Artin e të luajturit, të kënduarit dhe të punimit të lahutës” si një pasuri të veçantë të kulturës shqiptare, të trashëguar ndër breza. Megjithatë, përtej këtij vlerësimi ndërkombëtar, sfidë mbetet ruajtja dhe promovimi i saj në praktikë. Studiuesja Rita Shkurtaj thekson se nevojiten politika konkrete për ta mbështetur këtë trashëgimi.

“Për hir të së vërtet është bërë pak nga politikat sociale për sa i përket trashëgimisë kulturore. Tek shkolla e muzikës nuk kemi të përfshirë te lëndët me zgjedhje çiftelinë, lahutën apo fyellin të cilat janë element të trashëgimisë kulturore”, u shpreh studiuesja Rita Shkurtaj.

Përfshirja në UNESCO sipas studiueses ka sjellë edhe një efekt pozitiv në rritjen e interesit për këtë instrument.

“Kemi shtim të kërkesa për blerjen e lahutës për ta pasur në shtëpia e veta por kemi dhe shumë të rinj dhe të reja që kërkojnë më shumë njohuri për lahutën”, tha ajo.

Në këtë mënyrë, lahuta nuk mbetet vetëm një trashëgimi e së kaluarës, por po rikthehet gradualisht në vëmendjen e publikut, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. /rtsh.al/ KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *