play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art dhe Kulturë

1108 Results / Page 4 of 124

Background

Art & Kulturë

Studentët e Fakultetit të Arteve në garën ndërkombëtare të Festivalit të Filmit të Oberhausenit

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se studentët e Fakultetit të Arteve kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm me filmin e tyre të shkurtër „Prej 6-ve në 5”, i cili u përzgjodh për garën ndërkombëtare në edicionin e 72-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër të Oberhausenit (Internationale Kurzfilmtage Oberhausen). Filmi, i realizuar nga studentët e Departamentit të Arteve Dramatike si projekt diplome, trajton një ditë pune të një punëtori […]

today26/03/2026

Art & Kulturë

“Kur heshtja flet”, promovohet në Tiranë libri mbi historinë e Kosovës

Akademia e Shkencave në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, promovoi librin “Kur heshtja flet”, të autorit Ahmet Shala. Kompozicioni i veprës “Kur heshtja flet” e Ahmet Shalës është mbështetur mbi një rrëfim personal dhe reflektim mbi historinë e Kosovës, sfidat e saj dhe realitetin aktual me të cilin përballen ish-udhëheqësit e UÇK-së në procesin gjyqësor në Hagë. Veprimtaria promovuese u përshëndet nga kryetari i Akademisë së […]

today26/03/2026

Art & Kulturë

129 vite nga botimi i numrit të parë të revistës “Albania” në Bruksel

Muzeu Historik Kombëtar sjell në kujtesë numrin e parë të revistës “Albania”, një nga botimet më të profilizuara të periudhës së Rilindjes Kombëtare, botuar më 25 mars të vitit 1897. Nën drejtimin e Faik Konicës, ky organ periodik u shndërrua në një platformë që ndërthuri politikën, letërsinë dhe shkencën. Fillimisht revista u botua në Bruksel, më pas botimi i tij u vazhdua në Londër deri në vitin 1909. Për ngritjen […]

today26/03/2026

Art & Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës mori pjesë për herë të pestë në Panairin e Librit në Leipzig

Biblioteka Kombëtare e Kosovës mori pjesë për herë të pestë në Panairi i Librit në Leipzig, ku u prezantua me mbi 100 tituj të autorëve shqiptarë dhe me gjashtë autorë pjesëmarrës në panele diskutimi. Në hapjen e këtij edicioni ishin të pranishëm ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, zëvendësministrja Nora Arapi-Krasniqi, si dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti. Gjatë ditës, ata zhvilluan takime me drejtues të panairit […]

today25/03/2026

Art & Kulturë

“ARKA” do të prezantojë Kosovën në festivalin ndërkombëtar në Spanjë

Monodrama “ARKA” vazhdon rrugëtimin e saj ndërkombëtar, duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm për skenën teatrore kosovare, shkruan KultPlus. Shfaqja është selektuar për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës Otras Voces, i cili mbahet në La Abrego, Spanjë. Në këtë festival, “ARKA” do të prezantohet para publikut ndërkombëtar si përfaqësuese e Kosovës, duke sjellë një tjetër dëshmi të potencialit artistik vendor në arenën […]

today23/03/2026

Art & Kulturë

Publikohet traileri i parë për filmin e ri “Spider-Man”

Traileri i parë për filmin “Spider-Man: Brand New Day” sjell rikthimin e Tom Holland si Spider-Man, një nga heronjtë më të famshëm të Marvel. Është filmi i katërt i pavarur i Spider-Man brenda Universit Kinematografik Marvel (MCU), premiera e të cilit është planifikuar për 31 korrik. Vazhdimi i filmit “Brand New Day” shënon paraqitjen e parë të Holland në kinema si një personazh i filmave të Marvel që nga filmi […]

today19/03/2026

Art & Kulturë

Hapet ekspozita personale e fotografit Blerim Gjinovci

Mbrëmë u hap ekspozita personale e fotografisë “Përtej Pamjes – Njeriu, Natyra dhe Dinjiteti” nga Blerim Gjinovci, shkruan KultPlus. Kjo ekspozitë sjellë një reflektim të ndjeshëm mbi raportin mes njeriut dhe mjedisit. Gjithashtu, ajo trajton dinjitetin në përditshmëri përmes detajeve vizuale që shpesh kalojnë pa u vënë re, por mbartin histori të thella. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 27 mars 2026. /KultPlus.com

today19/03/2026

Art & Kulturë

Teatri “Adriana” përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Turqi

Teatri “Adriana” do të jetë pjesë e edicionit të 8-të të Samsun Uluslararası Tiyatro Festivali, i zhvilluar nga 23 deri më 31 mars 2026 në Samsun. Premiera ndërkombëtare e shfaqjes kosovare do të mbahet më 26 mars 2026, në orën 20:00, në skenën e SBB Sanat Merkezi. Shfaqja e titulluar “9 Shpirtra” është një komedi e zezë e autorit Tayfun Türkili, nën regjinë e Ali Volkan Çetinkaya, shkruan KultPlus. Me […]

today19/03/2026

Art & Kulturë

Al Pacino, gjiganti që erdhi nga rruga

Alfred James Pacino lindi më 25 prill 1940 në New York. Al Pacino është një aktor dhe regjisor, biri i Salvatore dhe Rose Pacino, me origjinë italiane nga Korleone e Siçilisë. Kalon një fëmijëri të varfër, në shkollë është i dalluar si përsëritës, me përjashtim të literaturës angleze. Nga fundi i viteve 60-të studion teatër me Lee Strasberg i cili dallon në të prirje të jashtëzakonshme për recitim dhe dëshirë […]

today18/03/2026