play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art dhe Kulturë

U mbajt ceremonia përmbyllëse e Festivalit “Art without Limit”

today04/12/2023

Background
share close

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Art without Limit”, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, shënoi përmbylljen e edicionit të katërt.

Gjatë 3 ditëve të Festivalit u shfaqën filma të jashtëzakonshëm që theksojnë sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara dhe gjithashtu tregojnë qëndrueshmërinë, arritjet dhe kontributet pozitive të tyre për shoqërinë tonë.

Festivali këtë vit pranoi rreth 1000 aplikime nga regjisorë dhe producentë nga e gjithë bota duke përfshirë dokumentarë të shkurtër, dramë-fiction dhe animacion, teksa ceremonia e çmimeve u mbajt mbrëmë, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Të pranishëm në festival ishin Kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, artistë, aktivistë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe artdashës. / KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *