Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today07/05/2026
Në shënim të Ditës së Kushtetutës së Polonisë, Filharmonia e Kosovës ka sjellë në Prishtinë një mbrëmje të veçantë muzikore në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Varshavë.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, para publikut të kryeqytetit performoi Kuarteti Harkor i Filharmonisë së Krakovës, duke sjellë një program të pasur me vepra të njohura të repertorit klasik polak, transmeton KultPlus.
Mbrëmja u hap nga drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj, ndërsa fjalë përshëndetëse mbajtën drejtori i Filharmonisë së Krakovës, Mateusz Prendota, dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Varshavë, Drilon S. Gashi. Ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit kulturor dhe të shkëmbimeve artistike në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.
Në skenë performuan muzikantët Joanna Konarzewska, Zuzanna Frankiewicz, Jan Czyżewski dhe Martyna Sołtys, të cilët interpretuan “Kuartetin Harkor Nr. 2, Op. 42” të Władysław Żeleńskit dhe “Kuartetin Harkor Nr. 3” të Grażyna Bacewicz.
Koncerti u mirëprit nga publiku në një atmosferë të veçantë artistike dhe diplomatike, duke dëshmuar edhe një herë rolin që kultura dhe muzika luajnë në afrimin e popujve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)