play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 67 of 272

Background

Aktualitet

Kurti: Vuçiq e refuzoi ofertën time bujare për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje të reja nga prapaskenat e takimit në Ohër me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Kurti ka thënë se presidenti serb, Vuçiq e ka refuzuar ofertën e tij për “vetëmenaxhim” të serbëve të Kosovës pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzojë Aneksin e propozuar në Ohër. Përmes një postimi në Twitter, Kurti e ka […]

today21/03/2023

Aktualitet

Lajçak: Anëtarësimi në OKB është problem më i madh, sesa raportet Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se marrëveshja mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paraqet një pikë kthese në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Lajçak, duke folur lidhur me dakordimin e Kurti dhe Vuçiqit për të zbatuar Marrëveshjen e BE-së, më 18 mars në Ohër, nënvizoi se të dyja palët duhet t’i zbatojnë të gjitha nenet […]

today21/03/2023

Aktualitet

PSD me aksion “Albin Zajednica” (FOTO)

Partia Socialdemokrate e ka zhvilluar një aksion në Prishtinë. Aktivistët e kësaj partie kanë shkruajtur parulla “Albin Zajednica”. Ky aksion vjen pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë rënë dakord për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 27 shkurt. Kjo parti në deklarimin për media se fjala “Zajenicë” u pagëzua nga vet kryeministri Albin Kurti. “Asociacioni që paraqet ndarje etnike […]

today20/03/2023

Aktualitet

Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e takimit të Ohrit

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, do të raportojë para ministrave të Jashtëm të shteteve të bllokut evropian lidhur me takimin në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në këtë takim, që u zhvillua më 18 mars nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët arritën pajtim për aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Këtë […]

today20/03/2023

Aktualitet

Të enjten Kurti raporton në Kuvend për takimin e 18 marsit në Ohër

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca. Ajo tha se seanca e parë që mbahet të enjten do të nisë në orën 12:00. “Kjo seancë e 22 marsit ka në agjendë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare”, tha Kusari-Lila. Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, tha se të enjten me fillim […]

today20/03/2023

Aktualitet

Para takimit të Ohrit, Vuçiq: Të gjitha ua thashë Escobarit dhe Lajçakut, nesër do t’ua them Borrellit dhe Kurtit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se nuk është “shumë optimist” përpara takimit të nesërm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Ohër, por gjithashtu se Serbia është “gjithmonë e gatshme të bisedojë për zgjidhje kompromisi”. Vuçiq tha se ai nuk po udhëton në raundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga BE me kurrëfarë mesazhi dhe se gjithçka që ai kishte për të thënë, ua tha tashmë të dërguarve të […]

today17/03/2023

Aktualitet

Pritjet dhe mesazhet e Amerikës për palën kosovare para takimit në Ohër

I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se është optimist për një rezultat pozitiv nga takimi i nesërm në Ohër. Emisari amerikan ka thënë se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të siguruar paqe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës e Serbisë, por edhe tërë rajonit. Escobar nga Prishtina ka përsëritur se Kosova ka mbështetjen e Amerikës, si mbështetësi më i madh i saj (Kosovës) […]

today17/03/2023

Aktualitet

Osmani: Po punojmë për konensus, marrëveshja pasi të nëshkruhet do të votohet në Kuvendin e Kosovës

Shefja e shtetit, Vjosa Osmani ka thënë është shume me rëndësi që çdo marrëveshje e arritur në kuadër të dialogut të jetë e zbatueshme dhe e implementueshme dhe që të ketë edhe përkrahjen e popullit dhe Kuvendi i Kosovës. Ajo ka thënë se do të punohet për arritjen e konsensusit në vend për t’u siguruar që marrëveshja pasi të nënshkruhet bashke me planin e zbatimit të votohet në Kuvendin e […]

today17/03/2023

Aktualitet

Escobar pas takimit me Osmanin: Shpresoj për lajme të mira pas takimit në Ohër

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar ka thënë se pret rezultat pozitiv nga takimi i 18 marsit në Ohër, raporton Gazeta Express. Ai ka thënë se plani evropian jep një mundësi të madhe për paqe për Kosovën dhe Serbinë. Escobar ka thënë se pret rezultat pozitiv në Ohër dhe se është optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Në fund të fjalë së tij ka thënë se shpreson për […]

today17/03/2023