play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 69 of 272

Background

Aktualitet

AAK paralajmëron protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për media në lidhje me paralajmërimet e ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike për 14%, që nga 1 prilli. Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj, tha rritja e çmimit të rrymës është një lajm shokues për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe bizneset. “Arsyeja e thirrjes së konferencës ka të bëjë me paralajmërimin dhe tentimin e qeverisë për rritjen e çmimit të […]

today10/03/2023

Aktualitet

Pas krerëve të shtetit, Lajçak sot takon liderët opozitarë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë, do të takohet të premten edhe me kryetarët e partive politike në Kosovë. Lajçak pritet që të takohet me kryetarin e PDK-së në orën 10:45, me atë të AAK-së në 11:45, ndërsa do të jetë në LDK në orën 14:45. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak të enjten gjatë vizitës […]

today10/03/2023

Aktualitet

Lajçak pas takimit me Kurtin: Janë përmbushur pritshmëritë e mia

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, tha se takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë, ishte “konstruktiv, i rëndësishëm dhe shumë i frytshëm”. Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, teksa ka folur para gazetarëve ka thënë se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket […]

today09/03/2023

Aktualitet

Çfarë ndodh pasi Këshilli i Ministrave të BE’së të votojë sot për vizat

Dosja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të shkojë sërish në votim në Komitetin e Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE). Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express një zëdhënës i Parlamentit Europian, i cili tregoi edhe datat kur do të votohet për të. “Këshilli ka miratuar së fundi marrëveshjen për liberalizimin e vizave dhe për shkak se ajo është një marrëveshje e leximit […]

today09/03/2023

Aktualitet

Dita e Gruas, Rama ia dhuron Osmanit “Hyjneshën në fron”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është kënaqësi e veçantë ta presë sot në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Takimi Rama-Osmani ndodhi pikërisht në Ditën e Gruas. Kësioj, i pari i Prishtinës ia dhuroi  shefes së shtetit figurën e Hyjneshës në fron. “Bashkë diskutuam për angazhimin tonë në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese. Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim”, […]

today08/03/2023

Aktualitet

Lajçak më 9 dhe 10 mars në Prishtinë

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, këtë javë do të qëndrojë në Prishtinë për takime me liderë të institucioneve të Kosovës, por edhe me përfaqësues të opozitës. Në fillim të javës së ardhshme, ai do të qëndrojë dy ditë edhe në Beograd. Vizitat i ka konfirmuar Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri. Sipas Stanos, Lajçak në Prishtinë […]

today07/03/2023

Aktualitet

Osmani: Mësuesit tanë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, ata janë heronj të dijes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se mësimdhënësit shqiptarë janë dëshmuar në kohë shumë të vështira, andaj sipas saj ata janë heronj të dijes. Ajo ka uruar 7 Marsin duke thënë se arsimi cilësor është bazamenti i një shteti dhe shoqërie të suksesshme. Osmani ka shkruar se mësuesit nuk janë vetëm persona që japin dituri por mbeten edhe burim frymëzimi. “136-vjet më parë, në Korçë nisi punën mësonjëtorja e […]

today07/03/2023

Aktualitet

Kurti i quan Rugovën, Demaçin e Thaçin personalitete historike: U jam mirënjohës dhe e respektoj kontributin e tyre për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur personalitet historik ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, politikat e së cilit i ka kundërshtuar ashpër gjithnjë kur ka qenë në opozitë. Në një intervistë për revistën “Shenja”, Kurti është pyetur për të komentuar figurën e Thaçit, atë të veprimtarit Adem Demaçi dhe të ish-presidentit tjetër, Ibrahim Rugova. “E para, çfarë i bashkon këto tre figura dhe, e dyta, ku mendoni se ata […]

today02/03/2023

Aktualitet

Kurti: Asnjëherë nuk do të diskutoja për diçka jokushtetuese – refuzmi i Serbisë tregon se s’janë pajtuar me përmbajtjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës është duke raportuar për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. “Unë i ofrova Bashkimin Evropian nënshkrimin zyrtar si kryeministër i Republikës për marrëveshjen bazike”, ka thënë Kurti në hyrje të fjalimit. Ai ka shtuar se presidenti serb Vuçiq e ka refuzuar marrëveshjen. “Propozimin tim e refuzoj menjëherë presidenti i Serbisë që tregon se nuk është pajtuar […]

today02/03/2023