play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 65 of 272

Background

Aktualitet

Qeveria ndan 10 milionë euro për zbatimin e këtyre masave

Qeveria ka ndarë 10 milionë euro për zbatimin e masave të efiçencës së energjisë elektrike, me kërkesë të Ministrisë së Financave. Ministri Hekuran Murati tha se këto para do t’i rinovojnë edhe masat e tjera për ndërtesat e banimit social. “Mjetet e ndara në shumë prej 10 mln euro merren nga kontigjenca për energji dhe transferohen te fondi për efiçiencë të energjisë”, tha Murati.

today26/04/2023

Aktualitet

Kurti: BE s’ka pranuar që unë ta shkruaj draft-statutin për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka pranuar që ai ta shkruaj draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kurti tha se tani janë duke pritur draft-statutin e shkruar nga ekipi menaxhues, i caktuar nga marrëveshjet e kaluara në dialog. “Në takimin e Ohrit kam pranuar që draft-statutin ta shkruaj unë por me ato tri shtyllat parimore që duhet pranuar parimisht. Një […]

today25/04/2023

Aktualitet

Kosova ia heq vizat Arabisë Saudite

Qytetarëve sauditë u është dhënë drita jeshile për të vizituar Kosovën pa pasur nevojë për vizë. Në Twitter, Ambasada Saudite në Shqipëri zbuloi se Kosova dhe Shqipëria do të lejojnë hyrjen pa viza për udhëtarët nga Arabia Saudite me një pasaportë të vlefshme deri më 31 dhjetor të këtij viti. Të njëjtat rregulla në Shqipëri zbatohen edhe për shtetasit nga Bahreini, Omani, Katari dhe Tajlanda, shkruajnë sot mediat arabe. Për […]

today24/04/2023

Aktualitet

Kosova kalon me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se komiteti i ministrave të shteteve anëtare me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. “Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës […]

today24/04/2023

Aktualitet

Aplikimi i Kosovës, në rend dite në Këshillin e Evropës

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës pritet të jetë në rend dite të takimit të Këshillit ministror të kësaj organizate në Strasburg më 24 prill. Në këtë mënyrë, pritet të nisë procedura e shqyrtimit të kërkesës gati një vit pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës, organizata më e vjetër evropiane që merret me zhvillimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, […]

today24/04/2023

Aktualitet

Reagimet e ndërkombëtarëve pas zgjedhjeve në veri

Dje në katër komunat veriore të Kosovës janë mbajtur zgjedhjet. Në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë, ndërsa në Leposaviq dhe Zveçan qytetarët kanë votuar për të zgjedhur kuvendet komunale. Pas shpalljes së rezultateve preliminare, kanë reaguar ambasadori francez dhe ambasada amerikane. Sipas rezultateve të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut kanë fituar kandidatët e […]

today24/04/2023

Aktualitet

Konfirmohet: Kosovarët s’mund të udhëtojnë në Spanjë as pas liberalizimit

Edhe pse liberalizimi i vizave vlen për të gjitha vendet e zonës Schengen, bartësit e pasaportave të Kosovës, nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, për shkak se ky shtet anëtar i Bashkimit Evropian nuk ia njeh pasaportat. Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme, Anitta Hipper. E pyetur nëse qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Spanjë, ajo nuk e përmendur […]

today21/04/2023

Aktualitet

Szunyog: Zhgënjyese që seanca e Kuvendit dështoi sërish për shkak të mungesës së deputetëve

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se është zhgënjyese që në Kuvendin e Kosovës sërish ka dështuar të mbahet seanca plenare për shkak të mungesës së deputetëve. Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka theksuar se deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ. “Është zhgënjyese që Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe një […]

today19/04/2023

Aktualitet

KQZ-ja akrediton rreth 360 vëzhgues për zgjedhjet e veriut

Rreth 360 është numri i vëzhguesve të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të vëzhguar zgjedhjet e së dieles, më 23 prill, që do të mbahen në katër komunat e veriut të Republikës së Kosovës. Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike, media, OJQ dhe përfaqësi të huaja diplomatike që janë të akredituara në Kosovë. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi 357 vëzhgues […]

today20/04/2023