play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

clubfmuser

10801 Results / Page 39 of 1201

Background

Aktualitet

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një destinacion kyç i ekoturizmit në Evropë falë Parkut Kombëtar të lumit të egër Vjosa, një nga mrekullitë natyrore më të rralla të kontinentit, shkruan faqja e njohur turistike travelandtourworld.it (TTW). I shpallur park kombëtar në vitin 2023, ky territor i mbrojtur shtrihet në rreth 12 727 hektarë dhe mbron një pasuri unike: një lumë të madh që rrjedh plotësisht i lirë, […]

today10/02/2026

Art & Kulturë

Lista e plotë e nominimeve Brit Awards

Ceremonia e BRIT Awards 2026 do të mbahet më 28 shkurt 2026 në Co-op Live, Manchester, duke sjellë një festë të madhe të muzikës britanike dhe ndërkombëtare. Ky vit shënon një edicion të pasur me talent të ri dhe emra të njohur, ndërsa Olivia Dean dhe Lola Young janë dy nga nominueset kryesore që kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe kritikëve. Artistët e vitit Kategoria më e pritshme, Artist of […]

today10/02/2026

Aktualitet

Osmani: Rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së është e pandalshme, marrëdhëniet me SHBA po thellohen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për median britanike Monocle, ka folur për përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit euro-atlantik dhe për thellimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur për angazhimin e Kosovës në politikën ndërkombëtare dhe integrimin në strukturat euro-atlantike, presidentja Osmani tha se nuk kemi dilema për rrugën tonë euro-atlantike. "Ne nuk kemi kurrë dilema për rrugën tonë euro-atlantike. Rruga e […]

today09/02/2026

Art & Kulturë

Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shambari të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

Shqipëria dhe kultura e saj do të jenë kryefjalë të jetës kulturore në qytetin Shamberi (Chambéry) të Francës për vitin 2026. Falë partneritetit dhe miqësisë së krijuar qysh prej vitit 2022 midis qyteteve të Shamberisë dhe Korçës, një program special do t’i kushtohet këtë vit kulturës, arteve, muzikës dhe letrave shqipe. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të bashkisë Shambari ku një ndër ngjarjet kyç të kësaj stine kulturore shqiptare […]

today09/02/2026

Art & Kulturë

“Zëra dhe imazhe”: Biblioteka Kombëtare shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të organizojë ceremoninë festive me titull “Zëra dhe Imazhe: Dita e Pavarësisë përmes rrëfimeve dhe fotografive”. Ngjarja do të mbahet më 16 shkurt, duke filluar nga ora 18:00, dhe synon të sjellë për publikun kujtime, dëshmi dhe momente historike nga dita e shpalljes së shtetit të Kosovës, shkruan KultPlus. Në programin e kësaj […]

today09/02/2026

Art & Kulturë

Filmi “Cinema Paradiso”, kryevepra e kinemasë italiane e xhiruar në një fshat arbëresh

Cinema Paradiso konsiderohet një nga filmat italianë më të bukur dhe më të vlerësuar të të gjitha kohërave, duke fituar pothuajse çdo çmim prestigjioz ndërkombëtar, përfshirë Oscar, Golden Globe dhe vlerësime në Festivalin e Kanës. Por përveç suksesit artistik, ky film ka edhe një lidhje të veçantë me komunitetin arbëresh. Palazzo Adriano, fshati arbëresh ku mori jetë filmi Edhe pse aktorët e filmit nuk janë arbëreshë, xhirimet janë realizuar në […]

today09/02/2026

Art & Kulturë

Shitet për 18 milionë dollarë vepra e Rembrandtit, në ankand edhe një skicë e rrallë e Mikelanxhelos

Një vepër e shekullit të 17-të e piktorit të famshëm holandez Rembrandt është shitur në një ankand në Nju Jork për afro 18 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për këtë krijim artistik. Piktura “Luani i vogël duke pushuar”, një nga punimet më të njohura të mjeshtrit holandez, u shit nga shtëpia prestigjioze e ankandeve Sotheby’s. Çmimi final ishte rreth katër herë më i lartë krahasuar me shitjen […]

today06/02/2026

Art & Kulturë

Zbulohen imazhet e para të filmave për The Beatles, projekti kinematografik pritet të publikohet në vitin 2028

Projekti i shumëpritur kinematografik “The Beatles — A Four Film Cinematic Event” ka zbuluar pamjet e para të aktorëve që do të interpretojnë anëtarët legjendarë të grupit britanik. Në fotografitë e publikuara, Paul Mescal shfaqet në rolin e Paul McCartney, Harris Dickinson si John Lennon, Joseph Quinn si George Harrison dhe Barry Keoghan si Ringo Starr. Filmat, të cilët pritet të shfaqen në kinema në vitin 2028, prezantuan fillimisht imazhet […]

today06/02/2026

Aktualitet

Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një botë në përplasje

Olimpiada dimërore Milano–Cortina 2026, që fillon sot, zhvillohet në një moment historik të ngarkuar me tensione, kur rendi ndërkombëtar duket gjithnjë e më i brishtë dhe konfliktet po rikthehen si mjet i zakonshëm i politikës globale. Në këtë klimë pasigurie, Lojërat Olimpike shfaqen jo vetëm si një ngjarje sportive, por si një simbol i rrallë i bashkimit dhe i vlerave të përbashkëta njerëzore, sipas Euronews. Italia, vend pritës i olimpiadës, […]

today06/02/2026