play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shambari të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

today09/02/2026

Background
share close

Shqipëria dhe kultura e saj do të jenë kryefjalë të jetës kulturore në qytetin Shamberi (Chambéry) të Francës për vitin 2026.

Falë partneritetit dhe miqësisë së krijuar qysh prej vitit 2022 midis qyteteve të Shamberisë dhe Korçës, një program special do t’i kushtohet këtë vit kulturës, arteve, muzikës dhe letrave shqipe.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të bashkisë Shambari ku një ndër ngjarjet kyç të kësaj stine kulturore shqiptare do të jetë ekspozita “Ikona të Shqipërisë”, që do të zhvillohet nga maji deri në nëntor në Muzeun e Arteve të Bukura të Shamberisë.

Në këtë ekspozitë do të shfaqen 45 vepra arti të rëndësishme nga trashëgimia kombëtare e Shqipërisë së shekujve XIV deri në XX, pjesë e fondit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës.

Krahas kësaj ekspozite do të mbahen edhe evente të tjera si konferenca si pjesë e Muajit të Evropës, prania e partnerëve shqiptarë në Tregun e Kontinenteve, pjesëmarrja e artistëve dhe grupeve folklorike nga Korça në Festivalin e Kulturave Botërore, si dhe projekte krijimi artistik dhe teatral që bashkojnë të rinj dhe profesionistë nga të dy vendet.

Lidhja midis Korçës dhe Francës është historike dhe veçanërisht e fortë. E quajtur “Parisi i Vogël” për të kaluarën e saj frankofone, Korça është e njohur për traditën dhe dinamizmin e saj kulturor, arkitekturën dhe rolin e saj historik në zgjimin kombëtar shqiptar.

Midis dy luftërave botërore, Liceu Francez në Korçë ishte djep i elitave intelektuale dhe kulturore shqiptare, dhe kujtimi i tij do të ringjallet me hapjen së afërmi të liceut të ri franko-shqiptar të Korçës, projekt i përbashkët mes Shqipërisë dhe Francës me sytë nga shkencat dhe e ardhmja./atsh/KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *