Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today09/02/2026
Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të organizojë ceremoninë festive me titull “Zëra dhe Imazhe: Dita e Pavarësisë përmes rrëfimeve dhe fotografive”.
Ngjarja do të mbahet më 16 shkurt, duke filluar nga ora 18:00, dhe synon të sjellë për publikun kujtime, dëshmi dhe momente historike nga dita e shpalljes së shtetit të Kosovës, shkruan KultPlus.
Në programin e kësaj ceremonie do të prezantohet dokumentari me rrëfime qytetare “Përjetime të lirisë: Rrëfime qytetare për 17 Shkurtin”, i cili përmbledh përjetimet dhe emocionet e qytetarëve për një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit.
Po ashtu, do të hapet edhe ekspozita fotografike “Pamje të Pavarësisë: 17 Shkurt 2008”, ku do të prezantohen fotografi që dokumentojnë atmosferën dhe ngjarjet e ditës historike të shpalljes së pavarësisë.
Organizatorët ftojnë qytetarët, studiuesit dhe dashamirët e historisë të marrin pjesë në këtë aktivitet për të kujtuar, reflektuar dhe festuar një nga momentet më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)