Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today06/02/2026
Një vepër e shekullit të 17-të e piktorit të famshëm holandez Rembrandt është shitur në një ankand në Nju Jork për afro 18 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për këtë krijim artistik.
Piktura “Luani i vogël duke pushuar”, një nga punimet më të njohura të mjeshtrit holandez, u shit nga shtëpia prestigjioze e ankandeve Sotheby’s. Çmimi final ishte rreth katër herë më i lartë krahasuar me shitjen e fundit të veprës, e realizuar afro 26 vite më parë, transmeton KultPlus.
Interesi për këtë pikturë ishte jashtëzakonisht i madh, pasi nga gjashtë pikturat me luanë që njihen sot si punime të Rembrandtit, kjo ishte e vetmja që ndodhej ende në koleksione private. Ekspertët e artit e konsiderojnë këtë punim si një nga krijimet më të rëndësishme të artistit që ka dalë në ankand gjatë 25 viteve të fundit.
Në ankand edhe një skicë e rrallë e Mikelanxhelos
Ndërkohë, vëmendja e koleksionistëve dhe dashamirësve të artit është përqendruar edhe te një tjetër vepër e rrallë, këtë herë nga gjeniu i Rilindjes italiane, Mikelanxhelo.
Bëhet fjalë për një skicë paraprake që lidhet me dekorimet e famshme të Kapelës Sistine, një prej kryeveprave më të rëndësishme të artit botëror, e realizuar në fillim të shekullit të 16-të. Skica paraqet fazën fillestare të projektimit të një pjese të dekorit të tavanit të kishës në kompleksin e Vatikanit.
Vepra pritet të dalë në ankand nga shtëpia londineze Christie’s dhe vlerësohet se mund të arrijë të paktën 2 milionë dollarë.
Ankandet e veprave të tilla historike vazhdojnë të tërheqin interes të madh në tregun ndërkombëtar të artit, duke dëshmuar vlerën e jashtëzakonshme kulturore dhe financiare që mbartin krijimet e mjeshtërve të mëdhenj të historisë./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)