play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Teatri “Adriana” përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Turqi

today19/03/2026

Background
share close

Teatri “Adriana” do të jetë pjesë e edicionit të 8-të të Samsun Uluslararası Tiyatro Festivali, i zhvilluar nga 23 deri më 31 mars 2026 në Samsun.

Premiera ndërkombëtare e shfaqjes kosovare do të mbahet më 26 mars 2026, në orën 20:00, në skenën e SBB Sanat Merkezi. Shfaqja e titulluar “9 Shpirtra” është një komedi e zezë e autorit Tayfun Türkili, nën regjinë e Ali Volkan Çetinkaya, shkruan KultPlus.

Me skenografi dhe kostumografi nga Berna Yavuz, komedia trajton historinë e një burri që përpiqet në nëntë tentativa të ndryshme të heqë qafe bashkëshorten e tij, duke zbërthyer me humor të hollë dhe hidhërues tensionet dhe kompleksitetin e marrëdhënieve njerëzore.

Ky projekt realizohet si një bashkëprodhim ndërkombëtar mes Teatrit “Adriana” dhe partnerëve turq, me koproducente Gresë Gashi. Në skenë do të jenë aktorët:

Mevlan Saraçi, Gresë Gashi, Teuta Krasniqi, Jajush Ramadani, Milot Salihu, Dashuri Rexhepi.

Ekipi i Teatrit do të qëndrojë në Samsun nga 25 marsi deri më 1 prill për shfaqjen dhe workshop-et profesionale. Pas përfaqësimit në Turqi, komedia “9 Shpirtra” do të jepet për publikun kosovar në Ferizaj në fillim të muajit prill 2026./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Similar posts

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *