play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës mori pjesë për herë të pestë në Panairin e Librit në Leipzig

today25/03/2026

Background
share close

Biblioteka Kombëtare e Kosovës mori pjesë për herë të pestë në Panairi i Librit në Leipzig, ku u prezantua me mbi 100 tituj të autorëve shqiptarë dhe me gjashtë autorë pjesëmarrës në panele diskutimi.

Në hapjen e këtij edicioni ishin të pranishëm ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, zëvendësministrja Nora Arapi-Krasniqi, si dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti. Gjatë ditës, ata zhvilluan takime me drejtues të panairit dhe përfaqësues të TRADUKI.

Në kuadër të panairit u mbajtën dy panele diskutimi me temat “Kujtesë e kontestuar, zëra të lidhur: Letërsia dhe politika në Ballkan” dhe “Gjuhë të vogla, histori të mëdha: Letërsia shqipe në kontekst global”, ku u trajtuan raportet mes letërsisë dhe politikës, si dhe dimensioni universal i krijimtarisë letrare.

Në këto panele morën pjesë Jehona Kicaj, Majlinda Bregasi, Nerimane Kamberi, Arbër Selmani, Meliza Krasniqi dhe Eli Krasniqi. Ndërkohë, drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës, Blerina Rogova Gaxha, mori pjesë në dy panele të tjera në kuadër të programit të TRADUKI-t.

Gjatë katër ditëve të panairit në Leipzig, stenda e Kosovës tërhoqi interes të madh nga publiku vendas dhe bashkatdhetarët, ndërsa pjesëmarrja u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ambasada e Kosovës në Gjermani dhe TRADUKI./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Similar posts

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *