Pas suksesit të ekspozitës në Francë vjen një tjetër ekspozitë me Ikona shqiptare në Chambery
Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi midis bashkisë së Korçës dhe bashkisë Chambery (Francë), Muzeu i Arteve të Bukura të Chambéry do të hapë ekspozitën e përkohshme ndërkombëtare me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës. Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Fjoralba Prifti, ndau detaje nga ky projekt, i cili vjen si fryt i një vullneti të përbashkët për hapje evropiane dhe dialog ndërkulturor. Ekspozita, që do të […]