play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Nga akuzat për vjedhje te 50 mijë vepra, misteret e Pablo Picassos

today10/02/2026

Background
share close

Pablo Picasso mbetet një nga figurat më magjepsëse të historisë së artit, jo vetëm për stilin e tij revolucionar, por edhe për jetën e tij jashtëzakonisht aktive, shkruan KultPlus.

Një nga detajet më mbresëlënëse ishte aftësia e tij unike për të përdorur me të njëjtin mjeshtëri të dyja duart gjatë pikturimit, një dhunti që i dha një liri absolute në krijimtari.

Gjatë jetës së tij artistike, ai arriti të prodhonte një numër rekord prej mbi 50,000 veprave të artit, duke filluar nga pikturat e deri te skulpturat dhe qeramikat.

Përveç kësaj, jeta e tij ishte e mbushur me ngjarje që i ngjasojnë një filmi, siç ishte momenti kur ai u mor në pyetje nga policia si i dyshuar për vjedhjen e famshme të “Mona Lisës” në Luvër.

Emri i tij i gjatë prej 23 fjalësh dëshmon rrënjët e tij të thella, ndërsa arritja e tij si artisti i parë i gjallë që hapi ekspozitë në Muzeun e Luvrit tregon ndikimin e tij të padiskutueshëm.

Picasso nuk ishte thjesht një artist që vëzhgonte botën, por një gjeni që e riformësoi atë përmes mijëra veprave që sot konsiderohen si pasuri e përhershme e njerëzimit. /KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *