play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

BKK dhe ASHAK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e shërbimeve bibliotekare

today11/02/2026

Background
share close

Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me synim forcimin e lidhjeve institucionale dhe përmirësimin e shërbimeve bibliotekare.

Marrëveshja parasheh bashkëpunim në kuadër të rrjetit bibliotekar dhe shfrytëzimin e platformës KOHA për katalogimin, inventarizimin dhe përpunimin bibliografik të fondit të ASHAK-ut, si dhe azhurnimin e bibliografive të akademikëve.

Po ashtu, dokumenti përfshin trajnimin e stafit profesional, shkëmbimin e materialeve bibliotekare dhe përvojave profesionale, si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kulturore, edukative dhe shkencore.

Sipas institucioneve, ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qasjes në burime shkencore dhe akademike, si dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për komunitetin hulumtues dhe publikun e gjerë./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *