play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Pas suksesit të ekspozitës në Francë vjen një tjetër ekspozitë me Ikona shqiptare në Chambery

today12/02/2026

Background
share close

Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi midis bashkisë së Korçës dhe bashkisë Chambery (Francë), Muzeu i Arteve të Bukura të Chambéry do të hapë ekspozitën e përkohshme ndërkombëtare me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës.

Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Fjoralba Prifti, ndau detaje nga ky projekt, i cili vjen si fryt i një vullneti të përbashkët për hapje evropiane dhe dialog ndërkulturor.

Ekspozita, që do të titullohet “Ikonat e Shqipërisë, thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, do të mbahet nga 12 qershori deri më 15 nëntor 2026, në Muzeun e Arteve të Bukura të Chambéry. Ajo do të paraqesë një përzgjedhje prej rreth 45 ikonash shqiptare nga koleksioni i jashtëzakonshëm i MKAM.

Ekspozita do të ofrojë një lexim kronologjik të prodhimit të ikonave në rajonin ortodoks të Korçës dhe jo vetëm, nga shekulli XIV deri në fillim të shekullit XX, duke i lejuar vizitorët të njihen me traditën bizantine dhe postbizantine të pikturës së ikonave, ikonografinë dhe evolucionet e saj.

Në ekspozitë do të përfshihen veprat më të hershme, të zbuluara në kishat shkëmbore të Prespës dhe të datuara në shekullin XIV, të cilat do të dëshmojnë për estetikën paleologe, të karakterizuar nga harmonia e ngjyrave dhe fuqia e linjave.

Ikonat që i përkasin shekujve XVI, XVII dhe XVIII do të ilustrojnë më pas diversitetin e tendencave artistike postbizantine në territorin shqiptar, duke kombinuar respektin për kanonet tradicionale dhe inovacionet formale, me vepra të marra kryesisht nga Korça, Kolonja, Berati, Pogradeci, Gjirokastra, etj.

Fjoralba Prifti shpjegon se, një vend i veçantë do t’i kushtohet mjeshtërve të mëdhenj të identifikuar, në krye të të cilëve qëndron Onufri i madh, koleksioni më i rëndësishëm i të cilit ruhet në MKAM të Korçës.

Kjo ekspozitë do t’i ofrojë publikut francez edhe veprat e artistëve të shquar si: Mjeshtri Konstantin i Vithkuqit, Konstantin Hieromonaku, Konstantin i Shpatit apo edhe nga punishtja e vëllezërve Zografi.

Publiku i huaj do të mund të zbulojë një trashëgimi artistike ende pak të njohur në Francë dhe në Bashkimin Evropian, si dhe për të vlerësuar cilësinë e jashtëzakonshme të këtyre veprave që i kanë shpëtuar shkatërrimeve gjatë periudhës së ateizmit institucional në shekullin XX.

Ekspozita “Ikonat e Shqipërisë, thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës” do të ilustrojë ndërveprimet artistike midis traditës së ikonës ortodokse dhe artit fetar mesjetar e rilindës në Itali, që përfaqësohet veçanërisht në koleksionet e Muzeut të Arteve të Bukura të Chambéry.

Ndikimi i artit bizantin, mjaft i dukshëm në veprat italiane të para-Rilindjes, do të ofrojë një terren të frytshëm për krahasime dhe për një qasje të re ndaj artistëve si Bartolo di Fredi, Grifo di Tancredi, Domenico di Michelino apo Bernardino Fungai. /TemA

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *