play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Zoe Saldana trondit shikuesit e BAFTA-s me fjalimin e saj të gjatë

today17/02/2025

Background
share close

Zoe Saldana u përball me kritika, pasi fjalimi i saj i pranimit në BAFTA u cilësua i gjatë dhe dramatik nga shikuesit.

Aktorja 46-vjeçare fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në “Emilia Perez”, por emocionet e saj të forta dhe reagimi i zjarrtë kur iu ndërpre koha e fjalimit shkaktuan polemika në rrjetet sociale.

Gjatë fjalimit, Saldana falënderoi bashkëpunëtorët dhe familjen, por kur nisi numërimi mbrapsht për ta ndërprerë, ajo reagoi duke shqiptuar disa fjalë të papërshtatshme, shkruan DailyMail.

Shumë shikues e konsideruan momentin të sikletshëm, duke e krahasuar me një skenë të ekzagjeruar kinematografike.

Pavarësisht kritikave, “Emilia Perez” fitoi gjithashtu çmimin për filmin më të mirë jo në gjuhën angleze, megjithëse pati polemika për përjashtimin e aktores Karla Sofia Gascon nga eventi, pas komenteve të saj të diskutueshme në rrjetet sociale.

Saldana u shfaq mahnitëse në tapetin e kuq me një fustan të zi dentelle.

Ndërsa mbrëmja u drejtua nga aktori David Tennant dhe mblodhi yje të shumtë të kinemasë. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%