play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Zbulohet në Peru fosili i krokodilit, daton 12 milionë vjet më parë

today28/11/2024

Background
share close

Paleontologët në Peru kanë zbuluar fosilin e një krokodili që daton 10 deri në 12 milionë vjet më parë, i cili u zbulua në një shkretëtirë peruane.

Fosili i krokodilit, rreth tre metra i gjatë, u zbulua në gjendje të përsosur në shkretëtirën Ocucaje të Perusë, rreth 350 kilometra në jug të kryeqytetit Lima.

“Kjo është hera e parë që ne gjetëm një të mitur të kësaj specie, që do të thotë, nuk kishte arritur ende madhësinë e saj maksimale,” tha në një konferencë shtypi paleontologu Mario Gamarra.

Kafka dhe nofullat e këtyre ekzemplarëve ndryshonin nga ato të krokodilëve dhe aligatorëve të sotëm, sipas Gamarra, i cili drejtoi rindërtimin e fosilit.

“Ata kishin një feçkë të zgjatur dhe dieta e tyre ishte tërësisht me peshq”, tha Gamarra.

Shkretëtira Ocucaje e Perusë është e pasur me fosile, të tilla si balenat xhuxhë, delfinët, peshkaqenë dhe specie të tjera nga periudha e Miocenit – midis 5 dhe 23 milion vjet më parë – që janë zbuluar më parë atje./rtsh

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%