Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Përftohet një antitrup që, nëse aplikohet me një spray, ndalon simptomat alergjike që nxiten nga polenet.
Antitrupi është eksperimentuar tashmë vetëm mbi kafshët dhe është specifik ndaj bimës së artemisës, që në Evropë është shkak i rreth 15% të alergjive.
Ndërkohë që në kontinentin tonë rreth 40% e popullsisë vuan nga alergjitë ndaj polenit dhe simptomat shkaktojnë një dëm financiar që përllogaritet në rreth 100 mln euro, duke përfshirë këtu humbjen e ditëve të shkollës dhe punës.
Studimi është publikuar në revistën shkencore Kufijtë e Imunologjisë, dhe është hera e parë që një antitrup monoklonal projektohet për t’u aplikuar me metodën e spray-t nga hunda, dhe ka rezultuar i suksesshëm në mbrojtjen ndaj simptomave alergjike në rrugët e sipërme e të poshtme të frymëmarrjes.
Ky spray vepron menjëherë në mënyrë lokale dhe mbi këtë bazë mund të krijohen të tjerë, kryesisht për ambrosian dhe barin, duke i hapur rrugën kështu një gjenerate të re terapeutike të shpejtë, pa nevojën e ageve, e mbi të gjitha në bazë të ndjeshmërisë individuale ndaj alergjenëve.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)