Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Rishpikja e shumëpritur e ‘Wuthering Heights’ nga Emerald Fennell ka dalë në kinema dhe ka prekur thellë publikun.
Shumë adhurues e kanë quajtur dramën romantike “filmi i vitit”, duke pranuar se kanë qarë gjatë shikimit.
Filmi, me Margot Robbie dhe Jacob Elordi në rolet e Catherine Earnshaw dhe Heathcliff, sjell historinë pasionante të dashurisë së tyre tragjike, të vendosur në moçalet e Yorkshire-it, shkruan DailyMail.
Pas premierës, rrjetet sociale u mbushën me reagime emocionale, ku shikuesit thanë se nuk e prisnin ta pëlqenin kaq shumë filmin dhe se ai i frymëzoi disa të lexonin romanin e famshëm të Emily Brontë.
Regjisorja Emerald Fennell ka treguar se shpresonte që publiku të përjetonte emocione të forta, ndërsa paralajmëroi se versioni i saj është një interpretim i lirshëm dhe më sensual i romanit klasik./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)