Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
WhatsAppi ka mbyllur mbi 6.8 milionë llogari të lidhura me mashtrues që kishin në shënjestër njerëz nga e gjithë bota gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ka bërë të ditur kompania mëmë, Meta.
Shumica e këtyre llogarive ishin të lidhura me qendra mashtrimi të menaxhuara nga grupe kriminale të organizuara në Azinë Juglindore, sipas kompanisë Meta.
Njoftimi u bë ndërkohë që WhatsAppi ka prezantuar masa të reja kundër mashtrimeve, përfshirë njoftime paralajmëruese kur një përdorues shtohet në një bisedë në grup nga dikush që nuk është në listën e kontakteve të tij.
Fushata synon të godasë një taktikë gjithnjë e më të përhapur, ku kriminelët marrin nën kontroll llogaritë e WhatsAppit ose shtojnë përdorues në grupe që promovojnë skema mashtruese investimi dhe mashtrime të tjera.
Meta deklaroi se WhatsAppi “i identifikoi dhe i hoqi në mënyrë proaktive llogaritë përpara se qendrat e mashtrimit të mund t’i aktivizonin ato”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)