play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Von der Leyen: BE-ja do t’i ndihmojë Kosovës për energjinë, por rryma duhet të kursehet

today27/10/2022

Background
share close

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Bashkimi Evropian do t’i ndihmojë Kosovës në krizën energjetike, por duhet të kursehet energjia.

Ajo të enjten e ka vizituar Kosovën, ku gjatë një konference për media ka thënë se Kosova e ka problem furnizimin me energji elektrike për shkak të varësisë nga importi.

Po ashtu Ursula von der Layen, ka thënë se është plani mbështetës 500 milionsh i BE-së, ku një pjesë nga kjo shumë do ta përfitojë edhe Kosova për ta përballuar krizën energjetike.

“Do të ofrojmë mbështetje të fortë për të ndërtuar kapacitete të reja për të zëvendësuar qymyrin me prodhim nga energjia e ripërtërihme. Kemi dhe planin 500 milionë euro që do ta mbështes Kosovën në këtë aspekt, në plan afatshkurtër Kosova është e përfshirë në planin e BE-së”.

“Shtetet e BE-së kanë kursyer 15 për qind të energjisë”, ka thënë ajo.

Ajo ka deklaruar se në çdo plan të BE-së për energjinë përfshihet edhe Kosova.

E ka pranuar që dimri do të jetë i vështirë, por thotë se janë të përgatitur më shumë sesa dimrin e kaluar. /Express

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%