play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Vizat hiqen me 1 janar, Kosova duhet t’i kryejë edhe disa punë me shtete të BE’së

today25/04/2023

Background
share close

Udhëtimi pa viza drejt vendeve të BE’së tash është çështje e kryer për kosovarët meqë sot u përfundua edhe faza e fundit me publikimin e rregullores për Kosovën në Gazetën Zyrtare të BE’së.

Në këtë rregullore u përmend që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për këtë  çështje, megjithatë Kosova ka ende punë përpara.

Në rregulloren e publikuar sot thuhet se para datës kur nis zbatimi në mënyrë efektive, Kosova duhet të bëjë “marrëveshjet e ose aranzhimet e ripranimit, sipas zbatimit, me shtetet anëtare që nuk kanë ende një marrëveshje apo aranzhime të tilla”.

Pas përfundimit të këtyre marrëveshjeve, Kosova duhet t’i zbatojë plotësisht ato marrëveshje ose aranzhime duke respektuar parimin për të mos i kthyer [refugjatët] që parashihet në Konventën për Statusin e Refugjatëve të 28 korrikut 1951, i ndryshuar me Protokollin e Nju Jorkut të 31 janarit 1967.

“Për të siguruar që migrimi të menaxhohet mirë dhe për të siguruar një mjedis të sigurt, Kosova duhet të përpiqet të harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me atë të Unionit”, thuhet më tej.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *