play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Shëndetsi

Vepron ndryshe nga të gjithë të tjerët, ilaçi i ri cilësohet si “ndryshues i lojës” në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

today02/09/2025

Background
share close

Një ilaç i ri i quajtur baxdrostat po konsiderohet si një “triumf i shkencës” dhe një “ndryshues loje” për pacientët me tension të lartë të gjakut, të cilët nuk reagojnë ndaj barnave ekzistuese.

Studimi me 796 pacientë nga 214 klinika, tregoi se pas 12 javësh, baxdrostat uli tensionin mesatarisht me 9-10 mmHg më shumë se placebo, një ulje e mjaftueshme për të reduktuar rrezikun e sulmit në zemër, goditjes dhe sëmundjeve të veshkave, raporton The Guardian.

Rreth 40% e pacientëve që morën ilaçin arritën nivele të shëndetshme të tensionit, krahasuar me më pak se 20% të atyre që morën placebo.

Prof. Bryan Williams nga UCL tha se nuk kishte parë ndonjëherë ulje të tillë: “Ky ilaç mund të ndihmojë deri në gjysmë miliardë njerëz në mbarë botën. Baxdrostat është i pari që bllokon në mënyrë selektive prodhimin e aldosteronit – hormon që çon në tension të lartë rezistent.”

Ekspertë të tjerë, si Prof. Paul Leeson nga Oksfordi, theksuan se ilaçi është një trajtim i ri premtues pasi vepron ndryshe nga barnat ekzistuese dhe funksionon në grupe të ndryshme pacientësh.

Në të njëjtin kongres të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Madrid, u prezantua edhe një zbulim tjetër: një injeksion kundër kolesterolit (Leqvio/inclisiran), që merret vetëm dy herë në vit dhe ndihmon pacientët të arrijnë më shpejt objektivat e trajtimit, me më pak efekte anësore krahasuar me statinat./Reporteri

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *