play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Vende të fshehura në aeroplan ku pasagjerët nuk lejohen të hyjnë

today11/06/2024

Background
share close

Aeroplanët kanë zona sekrete, ku pasagjerëve u ndalohet hyrje, aty madje nuk kanë qasje as anëtarët më elitarë.

Bëhet fjalë për “dhomat e çlodhjes” të rezervuara ekskluzivisht për anëtarët e ekuipazhit për të pushuar gjatë fluturimeve në distanca të gjata, shkruan New York Post.

Pasagjerët nuk mund të kenë qasje në ato dhoma në asnjë rrethanë dhe janë të fshehura mirë nga pamja.

Ato ndryshe quhen si “Crew Rest Compartments” dhe vendndodhja kryesisht varet nga aeroplani.

Zonat e pushimit të ekuipazhit janë projektuar për të mos tërhequr shumë vëmendjen e pasagjerëve, pavarësisht se ku ndodhen.

“Një pasagjer që kalon pranë ndoshta do të mendonte se është një dollap”, thotë stjuardesa Susannah Carr.

“Unë nuk do të shkoja aq larg për t’ju treguar se si hymë aty – është e sigurt, do ta them këtë. Herë pas here kemi njerëz që mendojnë se është një derë banjoje dhe përpiqen ta hapin atë, por ne thjesht u tregojmë atyre rrugën për në banjën aktuale”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%