Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Rritja e çmimeve për produktet bazike nuk ka të ndalur në Kosovë. Çmimi i sheqerit ka arritur në rreth 6 euro për 5 kilogramë.
Sipas përditësimit më të fundit të çmimeve nga Agjencia e Statistikave të Kosovës të produkteve bazike, vërehet se lëvizje e çmimit këto ditë është shënuar edhe tek sheqeri dhe vezët.
Deri pak ditë më parë, 5 kilogramë sheqer janë tregtuar me 5.28 euro, ky produkt esencial sipas ASK-së ka arritur çmimin në 5.90 euro, raporton KosovaPress.
Po ashtu çmimi për dru zjarri, 1 metër kub (m3) ende mbetet i shtrenjtë, 67.33 euro.
Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar Projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore.
Produktet të cilat do kenë çmim tavan janë drithërat, mielli, gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët e pulës, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, si dhe lëndët e drurit për djegie.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)