play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Uncategorized

Van Damme thotë se ka simpati për Putinin: Dua të shkoj në Rusi dhe të bëhem ambasador i paqes atje

today18/04/2025

Background
share close

Në një video të publikuar në Telegram nga gazetarja pro-ruse me origjinë nga Ukraina, Diana Panchenko, aktori dhe ish-bodybuilderi Jean-Claude Van Damme i është drejtuar presidentit rus Vladimir Putin me një mesazh të pazakontë, duke shprehur dëshirën për të vizituar Rusinë si një “ambasador i paqes”.

Panchenko, e cila në vitin 2023 u akuzua për tradhti nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), ndau videon ku Van Damme shprehet se është i gatshëm të shkojë në Rusi për të përçuar mesazhe paqeje, shkruan Euronews.

“Ne duam të vijmë në Rusi. Do të përpiqemi ta bëjmë këtë ashtu siç dëshironi ju, si një ambasador i paqes. Do ta doja shumë këtë… Do të ishte nder për mua të mbaja një titull të tillë”, – tha aktori belg.

Më tej, ylli i filmave aksion rrëfen një histori disi të çuditshme për një takim të mëparshëm me Putinin në një ngjarje të arteve marciale në Sochi, ku, sipas tij, “këpucët e tyre u prekën”. Van Damme ka vizituar më parë Rusinë në vitet 2007 dhe 2010, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.

Në fund të videos, i njohur si “Muskujt nga Brukseli”, ai përmbyll mesazhin me fjalët: “Le ta bëjmë këtë. Ambasador i paqes. Nuk do të flasim për politikë – vetëm për paqe, sport dhe lumturi. Ju duam shumë”.

Van Damme mbyll mesazhin duke dërguar një puthje drejt Rusisë dhe një tjetër “të madhe për Putinin dhe familjen e tij”.

Përtej deklaratave të tij të shprehura me adhurim për Rusinë, Jean-Claude Van Damme është përfshirë edhe në një skandal që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Fillim këtij muaji, aktori u përfol se kishte pasur një takim me disa persona të dyshuar për trafikim seksual – të cilët i ofruan “dhuratë” pesë modele rumune për marrëdhënie seksuale.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, Jean Claude Van Damme dhe Vladimir Putin në Shën Petersburg, Rusi – 14 prill 2007 (Foto: AP)
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani (DIICOT) thuhet se ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Van Damme, duke pretenduar se ngjarja ka ndodhur në Kanë, ndonëse pa specifikuar një datë të saktë.

Sipas avokatit Adrian Cuculis, i cili përfaqëson një prej viktimave të supozuara: “Në një ngjarje të organizuar nga Jean-Claude Van Damme në Kanë, disa shtetas rumunë – aktualisht nën hetim për krijimin e një grupi kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni – dyshohet se i kanë ofruar Van Damme pesë gra rumune, modele të njohura në vendin e tyre, për marrëdhënie seksuale”.

Ai shtoi gjithashtu se “personi që i ka marrë këto ‘shërbime’ ka qenë në dijeni të gjendjes së tyre”.

Van Damme ka mohuar çdo përfshirje të qëllimshme në këtë çështje, duke deklaruar përmes agjentit të tij, Patrick Goavec, se akuzat janë “të pabazuara”.

“Jemi informuar për disa artikuj që flasin për një lidhje të supozuar në Kanë që përfshin zotin Jean-Claude Van Damme”, thuhet në deklaratë. “Faktet e raportuara janë qesharake dhe të pavërteta. Z. Van Damme nuk dëshiron të komentojë apo të ushqejë këtë thashethem, i cili është po aq absurd sa edhe i pabazë”. /Telegraf

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%