play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ushqimet që nuk i shërbejnë shëndetit të zemrës

today05/10/2023

Background
share close

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se 600.000 njerëz në SHBA vdesin çdo vit nga sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë gjithashtu shkaku kryesor i vdekjeve për meshkujt dhe femrat. Prandaj, është mirë të njihen masat parandaluese.

Kardiologu Andrew Freeman nga National Hewish Health në Kolorado u ka thënë mediave se në kulturat e tjera ku nuk përfaqësohet një mënyrë jetese pa lëvizje (qëndrimi ulur) dhe konsumimi i ushqimit të përpunuar, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare zvogëlohet.

Edhe pse është e vështirë të eliminojmë ushqimet që janë të dëmshme për shëndetin e zemrës, ai rekomandon që marrja e tyre të mbahet në minimum. Doktoresha Sharonne Hayes nga Minesota thotë se nuk ka ushqim që do t’ju vrasë, por zgjedhja e ushqimeve luan një rol kyç.

Produktet e mishit të përpunuar
Kënaqësia e tepërt e hot-dogëve, sallamit, proshutës, dhe produkteve të ngjashme të mishit të përpunuar, nuk ndikon vetëm në shëndetin e zemrës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, konsumimi i mishit të përpunuar mund të shkaktojë kancer.

Rostiçeri
Freeman dhe Hayes thonë të qëndrojnë larg qeseve me karbohidrate të kripura dhe krokante. Edhe pse qeset me rostiçeri duken praktike, është më mirë t’i shmangni, sepse përmbajnë kryesisht karbohidrate të thjeshta, por edhe sasi të mëdha yndyre, kripë dhe aditivë të tjerë.

Ëmbëlsirat
Kardiologu Freeman këshillon që të hamë ëmbëlsira në sasi shumë të kufizuara. Rekomandohet që të zgjidhni vetëm një pjesë të ëmbëlsirave një herë në javë në mënyrë që të kufizoni marrjen e sheqerit.

Shumë proteina
Edhe pse marrja e proteinave është e rëndësishme për funksionimin e përditshëm të trupit, nuk duhet ta teproni. Kjo është për shkak se një konsum më i lartë i ngarkon veshkat dhe mund të shkaktojë një sërë problemesh të tjera. Përveç kësaj, si burim proteinash, njerëzit më shpesh konsumojnë mish të kuq, i cili ka një përqindje të lartë të yndyrave të ngopura që janë të dëmshme për shëndetin e zemrës.

Ushqimi i shpejtë
Shumica e restoranteve të ushqimit të shpejtë duhet të shmangen, sepse praktikisht nuk ka asgjë në menu që është e shëndetshme për ne. Kjo vlen edhe për ushqimet që nuk janë të skuqura, sepse zakonisht janë të pasura me karbohidrate të thjeshta.

Pijet energjike
Pijet energjike përmbajnë sheqer të shtuar, por edhe përbërës që mund të shkaktojnë probleme të tilla, si presioni i lartë i gjakut ose aritmia. Prandaj, duhet ta reduktoni marrjen e kafeinës.

Ushqimi i kripur
Nuk është e pazakontë që një person të konsumojë tri ose katër herë sasinë e rekomanduar ditore të kripës. Kjo pasi kripa mund të gjendet në produkte për të cilat mund të mos jeni në dijeni, si p.sh. drithërat e ndryshme ose, për shembull, në turshi.

Vaj kokosi
Vitet e fundit, një nga tendencat në të ushqyer është zëvendësimi i vajrave dhe yndyrave të ndryshme me vaj kokosi. Por, Freeman shprehet se ky vaj përmban më shumë yndyrë të ngopur sesa dhjami i derrit. Ai thekson se vaji i kokosit është përdorur në disa kërkime për të nxitur aterosklerozën te kafshët. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%