play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ushqimet që kontribuojnë në shëndetin e trurit

today18/11/2024

Background
share close

Ndërsa plakemi, është e natyrshme që funksionet njohëse të ndryshojnë, por ushqimi mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shëndetit të trurit në çdo moshë.

Hulumtimet kanë treguar se disa ushqime që janë të pasura me lëndë ushqyese mund të ndihmojnë trurin të ngadalësojë plakjen.

Neurokirurgu Dr. Brian Hoeflinger tregoi në TikTok-un e tij se cilat katër ushqime u rekomandon pacientëve të tij për të përmirësuar shëndetin e trurit.

5 Brain Superfoods. How many of these do you consume? What other superfoods do you like? #fyp #health #diet #food #lifestyle #brain ♬ original sound – Dr. Brian Hoeflinger, MD

Ai këshillon futjen e spinaqit, lakrës jeshile dhe brokolit në dietë, sepse, sipas tij, ato janë burime të vitaminës K dhe folatit. Përveç kësaj, peshqit si salmoni, trofta, sardelet dhe skumbri janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e trurit për shkak të niveleve të larta të acideve yndyrore omega-3.

Arrat përmbajnë yndyrna të shëndetshme që janë thelbësore për shëndetin e trurit. Arrat janë të pasura me acid alfa-linolenik, acide yndyrore omega-3 me bazë bimore që mbështesin strukturën e qelizave të trurit dhe reduktojnë inflamacionin. Fistikët janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i proteinave dhe yndyrave të shëndetshme.

Manaferrat përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ dhe inflamacionit. Stresi oksidativ mund të shkaktojë dëmtim të qelizave të trurit dhe antioksidantët në manaferrat mbrojnë qelizat, veçanërisht në pjesët e trurit që lidhen me kujtesën dhe të mësuarit. Manaferrat janë gjithashtu të dobishëm për përmirësimin e kujtesës.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%