Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today27/01/2026
Ulpiana Art Center po vazhdon të afirmohet si një nga hapësirat më të rëndësishme për artin bashkëkohor në Kosovë, duke u shndërruar në një pikë referimi për ekspozita dhe iniciativa kulturore.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha për Kulturë në Prishtinë, Sibel Halimi, e cila ka theksuar se kjo hapësirë tashmë po luan një rol të rëndësishëm në promovimin e krijimtarisë bashkëkohore dhe në ndërtimin e dialogut artistik.
Këtë herë, Ulpiana Art Center i ka kushtuar hapësirën veprave të studentëve të Fakultetit të Arteve, në kuadër të ekspozitës “Contemporary Art Colony”, nën kurimin e Arben Elshanit.
Sipas Halimit, kjo ekspozitë tejkalon logjikën e prezantimit linear dhe propozon një lexim hibrid të artit, duke ndërthurur dimensionin fizik me atë digjital, si dhe aspektin lokal me atë ndërkombëtar, me synimin për të ndërtuar ura të reja komunikimi dhe për të hapur horizonte të reja interpretimi.
Në edicionin e parë të kësaj kolonie artistike, marrëdhënia ndërmjet së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes shfaqet si një proces krijues i vazhdueshëm, ku kujtesa, teknologjia dhe përvoja njerëzore ndërthuren në forma të reja të shprehjes artistike.
Ekspozita vlerësohet si një platformë e rëndësishme për prezantimin e artistëve të rinj dhe për pasurimin e skenës së artit bashkëkohor në vend./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)