play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ulet çmimi i grurit, arrin në nivelet e para luftës në Ukrainë

today22/07/2022

Background
share close

Ulet çmimi i grurit në nivelet e muajit shkurt, kohë kur lufta Rusi-Ukrainë nuk kishte nisur. Çmimet janë ulur pas marrëveshjes së arritur në Turqi për t’i hapur rrugë eksporteve të sigurta në botë.

Një ton grurë shitet sot në bursë me çmimin e muajit shkurt. Çmimi është përgjysmuar, teksa në Turqi është arritur një marrëveshje të vërtetë mes Moskës dhe Kievit për të zhbllokuar sasinë që Ukraina nuk ka mundur ta zhvendosë për shkak të luftës.

Të dy shtetet kanë pranuar të firmosin veçmas marrëveshjen në Turqi, për të hapur në këtë mënyrë rrugët e sigurta na Odesa dhe dy porte të tjera që kontrollohen nga Ukraina.

Me këtë pakt, 25 milionë tonë drithëra do të shkojnë në tregjet globale, raporton euronews.al

Ulja e çmimit të grurit, i cili u dyfishua në mars pritet të ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve të tjerë, të lidhura më të si mielli e buka, makaronat e ëmbëlsirat.

Zhbllokimi i rrugës tregtare në zonat e luftës është i rëndësishëm për tregun botëror, pasi Rusia dhe Ukraina prodhojnë së bashku rreth një të tretën e grurit që eksportohet rreth 60 milionë, nga 200 milionë tonë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%