play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Ukrainasi gjurmoi forcat ruse përmes kufjeve të tij që iu vodhën nga trupat pushtuese

today19/04/2022

Background
share close

Një burrë ukrainas ka gjurmuar rivendosjen e forcave të Vladimir Putinit nëpërmjet një palë kufjesh pa tel të vjedhura prej tij nga trupat pushtuese.

 

Sipas medieve të huaja, Apple AirPods të Vitaliy Semenets u vodhën nga shtëpia e tij në Hostomel, afër Kievit, menjëherë pas fillimit të luftës derisa Rusia u përpoq të merrte kryeqytetin ukrainas.

 

Që atëherë, ai ka përdorur Find My – një veçori për gjurmimin e vendndodhjes në dispozicion në të gjitha produktet e Apple – për të ndjekur trupat në tërheqjen e tyre 885 kilometra në të gjithë vendin.

 

Derisa ushtarët rusë u tërhoqën nga Kievi këtë muaj, Semenets ndoqi kufjet e tij në hartat në internet derisa ato u dërguan përtej kufirit në Bjellorusi, duke përfunduar pranë qytetit të Gomel.

 

Javën e kaluar AirPods – të cilat kushtojnë deri në 200 funte – kishin arritur në Belgorod, një qytet në Rusi ku Putin po grumbullon trupa për një sulm në rajonin lindor Donbas të Ukrainës.

 

Aplikacioni Find My i Apple mund të gjurmojë pajisjet që mungojnë përmes Bluetooth ose nëse ato lidhen me internet.

 

“Falë teknologjisë, e di se ku janë AirPods-et e mia tani. Ato u morën nga rusët nga shtëpia ime në Hostomel”, ka shkruar Semenets në Instagramin e tij. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%