Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
UEFA e ka dënuar Serbinë me një ndeshje pa shikues dhe një gjobë prej 50 mijë eurosh, pasi në Podgoricë ku tifozët serb ishin në numër të madh, brohoritën “Kosova është Serbi”.
Gjithashtu Serbia nuk do të mund të marr bileta as për vizitën e radhës në Bullgari (20 qershor) në kualifikueset për Kampionatin Evropian.
UEFA ka deklaruar se Serbisë i është aktivizuar dënimi me kusht për shkak të thirrjeve nënçmuese dhe ofendimeve në baza kombëtare gjatë ndeshjes në Podgoricë.
Serbia kishte mundur Malin e Zi me rezultat 2-0 në atë ndeshje të luajtur më 27 mars në kuadër të eliminatoreve për Euro. Dënimi do të kryhet më 7 shtator, kur Serbia pret Hungarinë.
Në Podgoricë kanë qenë të shumtë fansat serbë, të cilët në një moment kanë tentuar t’i animojnë malazezët për të kënduar “Kosova është Serbi”, për çka nuk kanë marrë përgjigje. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)