play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

U ndalua edhe mbrëmë në kufi, këshilltarja e Kurtit tregon sot çfarë i ndodhi

today08/08/2023

Background
share close

Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, është ndaluar prapë mbrëmë nga policia kufitare serbe në pikëkalimin kufitar në Muçibabë.

Kjo është hera e dytë që Sinani është ndaluar gjatë ditës së djeshme.

Ajo pak më parë në një postim në Facebook ka shkruar se as kësaj here nuk i është dhënë ndonjë sqarim.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në vendkalimin e njëjtë kufitar me Republikën e Kosovës, Muçibabë, përsëri u ndalova nga policia kufitare serbe. Për herë të dytë brenda të njëjtës ditë. Jo vetëm duke e lëshuar Serbinë, por edhe duke hyrë. Këtë herë periudha kohore ishte më e shkurtër se në orët e mëngjesit të djeshëm. Edhe kësaj radhe pa asnjë sqarim e arsyetim! Thjeshtë ndalesë! Kjo është Serbia me të cilën si shqiptarë të Luginës së Preshevës ballafaqohemi çdo ditë. Kjo është Serbia për pakicat kombëtare”, ka shkruar Sinani.

Ajo dje bëri të ditur se është ndaluar nga policia kufitare serbe në të njëjtën pikë kufitare për rreth një orë.

“Arsyetimi i vetëm që mu dha nga policët kufitarë të Serbisë “Kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza””, kishte shkruar dje Sinani.

“Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qenurit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jetë mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%