play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Teknologji

Twitter mbyll zyrat për stafin deri në javën e ardhshme

today18/11/2022

Background
share close

Twitter u ka thënë punonjësve se ndërtesat ku ndodhen zyrat e kompanisë do të mbyllen përkohësisht, vendim i cili ka hyrë menjëherë në fuqi. Në një mesazh të parë nga BBC, punëtorëve iu është thënë se zyrat do të rihapen të hënën e 21 nëntorit.

Kompania e rrjeteve sociale nuk dha ndonjë arsye për lëvizjen. Njoftimi për mbylljen e përkohshme të zyrave vjen mes raporteve se një numër i madh i stafit po largoheshin pasi pronari i ri Elon Musk u bëri thirrje atyre që ose të regjistroheshin për “orë të gjata me intensitet të lartë” ose të largoheshin nga puna.

Në mesazh tutje shkruhej: “Ju lutemi të vazhdoni të pajtoheni me politikën e kompanisë duke u përmbajtur nga diskutimi i informacionit konfidencial të kompanisë në rrjetet sociale, me shtypin ose gjetkë”, ndërsa Twitter nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me mesazhin, kërkesë kjo e bërë nga BBC, transmeton Telegrafi.

E-maili që u është dërguar punëtorëve të Twitter

Musk gjatë kësaj jave, i kishte thënë stafit të Twitter se ata duhej të angazhoheshin për të punuar me orë të gjata dhe do të “duhej të ishin jashtëzakonisht të ashpër” ose të largoheshin nga kompania, kjo sipas disa raporteve. Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i firmës tha se punëtorët duhet të pajtohen me atë nëse duan të qëndrojnë ose të largohen nga puna.

Ata që nuk u regjistruan deri të enjten më 17 nëntor, do t’u jepet pagesa e tre muajve, tha Musk.

Punonjësit kanë postuar në Twitter duke përdorur hashtagun #LoveWhereYouWorked dhe një emoji përshëndetëse për të treguar se po largoheshin nga firma.

Një ish-punonjës në Twitter, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha për BBC: “Unë mendoj se kur pluhuri të pastrohet sot, ndoshta do të mbeten më pak se 2,000 njerëz.”

Në disa postime të ndara të bëra në Twitter, Elon Musk postoi një emoji me kafkë dhe kocka të kryqëzuara dhe një meme që tregonte një gur varri me logon e Twitter të vendosur në të. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *