Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Çajet që do t’ju ndihmojnë të nxirrni tepricën e lëngjeve nga organizmi
Diuretikët i ndihmojnë trupit që të lirohet nga lëngjet e grumbulluara, domethënë ujit dhe natriumit.
Veprojnë kryesisht duke nxitur veshkat që të nxjerrin sasi më të madhe natriumi nëpërmjet urinës.
Pos ilaçeve me veti diuretike, shumica e ushqimit me prejardhje bimore ka veti të ngjashme, transmeton Telegrafi.
1. Çaj luleradhiqe
Problemet e tretjes janë të zakonshme dhe mund të jenë shumë të lodhshme në funksionimin e përditshëm. Për shkak të vetive të tij detoksifikuese, aftësisë për të neutralizuar radikalet e lira, ky çaj mund të jetë i dobishëm, sipas shumë studimeve.
2. Çaji jeshil
Çaji jeshil, ashtu si çaji i zi, ka efekte të shumta të dobishme. Ndër të tjera janë diuretikë të mirë. Jo vetëm që çaji jeshil nuk përmban kalori, por mund t’ju ndihmojë të digjni yndyrën dhe të humbni kilogramët e padëshiruar. Përgatitni çaj jeshil të freskët pa asnjë aditiv.
3. Çaji i majdanozit
Majdanozi stimulon nxjerrjen e lëngjeve nga organizmi, ndaj është shumë i dobishëm për shëndetin e veshkave dhe të gjithë rrugëve urinare. Rrënja e majdanozit vepron si një diuretik natyral.
Përveçse nxit nxjerrjen e lëngjeve, nxit edhe eliminimin e kripës nga organizmi, e cila për pasojë ndikon në uljen e presionit të gjakut. Për arsye të ngjashme, mund të ndihmojë në luftimin e obezitetit. Çaji i majdanozit rrit elasticitetin e enëve të gjakut, gjë që redukton rrezikun e sëmundjeve të zakonshme kardiovaskulare. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)