Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today09/11/2023
Në edicionin e 64-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Selanik, janë shfaqur disa filma nga Kosova por nuk kanë munguar as nga Shqipëria, përcjell KultPlus.
Ndër filmat që u shfaqën nga Kosova ishin:
1. Filmi i metrazhit te gjatë “Martesa”, me regjisore Blerta Zeqirin.
2. Filmi i metrazhit te shkurtër “Four Pills at Night”, regjisor Leart Rama.
3. Filmi i metrazhit të gjatë “House Keeping for Beginners”, regjisor Goran Stolevski.
Gjithashtu u shfaq filmi nga Shqipëria “A Cup Of Coffe and New Shoes On” regjisor Erenik Beqiri.
Pas shfaqjes së filmave, publiku pati mundësi të bëjë pyetje për regjisorët e filmave të cilët ishin të pranishëm. Komentet dhe reagimet nga publiku ishin të mrekullueshme.
Përveç filmave, dje u mbajt edhe Asambleja e përgjithshme e See Cinema Network, për të diskutuar zgjedhjen e projekteve që do të marrin mbështetjen e rrjetit për zhvillim.
Pjesë e Asamblesë së përgjithshme ishin shtetet ballkanike si: Kosova, Greqia, Bullgaria, Mali i Zi, Romania, Shqipëria, Cyprus dhe Maqedonia e Veriut
Kujtojmë se disa nga projektet e përzgjedhura ndër vite nga Kosova për përkrahje nga See Cinema Network ishin:
“Kthimi ne mal” regjia Antoneta Kastrati,
“Zana”, regjia Antoneta Kastrati,
“Gruaja e Shtepise”, regjisor Fatos Berisha,
“Koagolimi”, regjisor Noar Sahiti,
“Burek”, regjisor Ismet Sijarina dhe
“Looking for Venera”, regjisor Besnik Krapi. / KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)