Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Me ndarjen nga jeta të Brigitte Bardot, vëmendja është përqendruar te çështja delikate e trashëgimisë së ikonës së kinemasë franceze. Sipas faqes së specializuar Celebrity Net Worth, pasuria e saj vlerësohej rreth 65 milionë dollarë, ku pjesën më të rëndësishme e zinte rezidenca e famshme “La Madrague” në Saint-Tropez.
Megjithatë, biografi i saj, Yves Bigot, ka sqaruar më herët se aktorja kishte ruajtur shumë pak pasuri personale, pasi u tërhoq nga kinemaja më shumë se pesë dekada më parë. Sipas tij, Bardot refuzoi pothuajse çdo ofertë apo kontratë që iu propozua ndër vite, duke pranuar vetëm dy bashkëpunime të rëndësishme: një me markën e çantave Lancel dhe një tjetër me një markë veshjesh online.
Bigot thekson se pjesa më e madhe e të ardhurave të saj u dedikua fondacionit për mbrojtjen e kafshëve që mban emrin e saj. “Ajo shiti në ankand pothuajse të gjitha pronat e saj të paluajtshme për të ngritur fondacionin dhe më pas vuri si garanci edhe rezidencën ‘La Madrague’”, shprehej biografi.
Në vitin 2020, Bardot nxori në shitje edhe një vilë në Kanë, me vlerë rreth 6 milionë euro. Vetë aktorja kishte deklaruar që në vitin 2006 se pasuria nuk e bënte të lumtur, duke thënë: “Pasuria më dëshpëron”.
Raportet me djalin dhe testamenti
Djali i saj 65-vjeçar, Nicolas-Jacques Charrier, i cili jeton në Norvegji dhe me të cilin aktorja nuk ka pasur marrëdhënie të mira, do të marrë “pjesën që i takon me ligj”. Biografi thekson se kjo shumë nuk do të jetë e madhe.
Mbetet për t’u parë nëse trashëgimtari i vetëm do të nisë një betejë ligjore kundër fondacionit të nënës së tij ose kundër bashkëshortit të fundit, Bernard d’Ormale, i cili gjithashtu mund të përfitojë një pjesë të pasurisë.
Fjalët e fundit dhe dëshira për varrimin
D’Ormale qëndroi pranë saj deri në momentin e fundit.
“Ai dëgjonte frymëmarrjen e saj normale. Pastaj, në orën 05:55 të mëngjesit, ajo i pëshpëriti një fjalë të fundit dashurie,” tregoi Bruno Jacquelin, drejtori i komunikimit të fondacionit.
Në vitin 2018, aktorja njoftoi vullnetin e saj për t’u varrosur në kopshtin e shtëpisë së saj në Saint Tropez. Ajo donte të shmangte varrezat e qytetit, që siç shprehej me stilin e saj të drejtpërdrejtë, “një turmë budallenjsh” të mos i shkatërronin varrin e familjes.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)