play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Tom Cruise mahnit Kanën gjatë paraqitjes së tij për premierën e “Mission: Impossible – The Final Reckoning”

today15/05/2025

Background
share close

Ylli i Hollivudit, Tom Cruise, ishte në krye të listës së të ftuarve VIP që zbarkuan në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, të mërkurën, me rastin e premierës së filmit të tij të fundit “Mission: Impossible – The Final Reckoning”.

Aktori 62-vjeçar u shoqërua nga aktoret kryesore të filmit: Hayley Atwell, Pom Klementieff dhe Hannah Waddingham, si dhe nga emra të tjerë të njohur të kinemasë.

Kjo është pjesa e tetë dhe e fundit e sagës “Mission: Impossible”, një projekt shumë i pritur që ka hasur disa vonesa gjatë rrugës, por që pritet të shfaqet në kinematë botërore më 23 maj 2025.

Hayley Atwell rikthehet në rolin e Grace, një ish-vjedhëse që tashmë është bërë agjente e IMF-së dhe partnere e personazhit të Cruise, Ethan Hunt. Aktorja mahniti me një fustan të kuq voluminoz që tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq.

Ndërkohë, Hannah Waddingham, e cila do të shfaqet në një rol të shkurtër në film – siç u zbulua së fundmi në trailerin e publikuar – u paraqit me një fustan rozë të çelët, duke reflektuar elegancën klasike të Hollivudit.

Në premierë ishte i pranishëm edhe Simon Pegg, bashkëaktor i kahershëm i Cruise në këtë seri filmash. Ndërsa Pom Klementieff guxoi me një fustan gjysmë transparent, duke sfiduar kodin e ri dhe të rreptë të veshjes që tashmë aplikohet në Kanë./Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *